LAJMI I FUNDIT:

Nio humbet betejën ligjore me Audi mbi të drejtat e emërtimit për modelet ES6 dhe ES8

Nio humbet betejën ligjore me Audi mbi të drejtat e emërtimit për modelet ES6 dhe ES8

Në momentin që Nio i bëri publike planet e saja për zgjerimin e biznesit të veturave elektrike në Evropë, kompanisë i janë dërguar dokumente gjyqësore.

Audi-së nuk i pëlqej fakti se emërtimi i veturave të Nio përngjante me emërimin e tyre – teksa kompania gjermane argumentoi se Nio ES8 është emërtim shumë i ngjashëm me atë të Audi S8, dhe për fatin e keq të Nio, gjykatat ranë dakord me pretendimet e Audi.


Pas 15 muajsh të argumenteve ligjore, një gjykatë gjermane ra dakord me Audi dhe tha se Nio ishte duke cenuar të drejtat e emërtimit të Audi-së, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi

Gjykatësi deklaroi se emrat e Nio ES6 dhe ES8 kanë dallim nga Audi S6 dhe S8, por konkludoi se shtimi i shkronjës E nuk mjaftonte. Mesa duket disa njerëz mund të ngatërrojnë veturën elektrike Nio ES6 me veturën elektrike Audi S6.

Është e vështirë të besohet se dikush mund të ngatërrojë Nio me Audi në radhë të parë, por për sa i përket ligjshmërisë – kështu është. Gjykatësi thjesht theksoi se “konfuzioni përmes lidhjes me të” është një gjë reale dhe kjo është arsyeja pse kompanitë mbrojnë të drejtat e tyre të emrit.

Ku e çon kjo Nio-n? Para së gjithash – nuk është ende një punë e përfunduar. Kompania sigurisht që do të apelojë vendimin dhe zënkat ligjore do të vazhdojnë edhe për pak kohë. Por që tani, Nio nuk lejohet të reklamojë automjetet e tij ES6 dhe ES8 në Gjermani.

Për më tepër, nëse vendimi mbetet në fuqi, kompania ose do të duhet të paguajë gjobë prej 250,000 euro ose drejtori menagjues i Nio Germany do të përballet me mundësinë e një dënimi me burg deri në 6 muaj. /Telegrafi/