Artan Nimani nga Forumi intelektual Evropa 2030 ka thënë se Kuvendi është kthyer në një teatër argëtues dhe zbavitës se sa për çka janë të thirrur dhe për çka e kanë marrë mandatin nga populli.

Skenat e ditëve të fundit në Kuvendi sipas Nimanit janë të panevojshme dhe nuk duhet të prodhohet “llafologjia” por të ecin tutje me konstituimin e Kuvendit.


Tutje ai ka thënë se me situatën e krijuar, Vetëvendosje duhet të jetë e hapur dhe të krijoj një qeveri të unitetit sepse në çfarëdo forme tjetër një qeveri e krijuar nuk do të ketë një jetëgjatësi më të madhe se sa 7-8 muaj.

“…i takon Vetëvendosjes që ti merr hapat konkret për shtensionimin e situatës dhe të gjitha pasojat dhe faturat i paguan populli por përgjegjësinë politike e mban Albin Kurti dhe Vetëvendosja”, ka thënë Nimani në RTV Dukagjini.

Ndryshe, sot ka dështuar për herë të katërt konstitituimi i Kuvendit të Kosovës. Me të nisur vazhdimi kryesuesi Avni Dehari e ka ftuar Vetëvendosjes që të propozojë emrin për kryetar të Kuvendit.

Deputeti i Vetëvendosjes Gluk Konjufca, ka thënë se ata e kanë emrin e njëjtë, Albulena Haxhiun, dhe ka theksuar se meqë partitë e tjera janë deklaruar kundër votimit të saj, duhet kohë shtesë për konsultime.