LAJMI I FUNDIT:

Nikolovski nënshkruan marrëveshjen për modernizimin e ujitjes në Maqedoninë e Veriut

Nikolovski nënshkruan marrëveshjen për modernizimin e ujitjes në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Ljupço Nikolovski, në bashkëpunim me Drejtorin Ekzekutiv të CES, Karl Filip Higin, ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme për implementimin e katër sistemeve të ujitjes në luginën e lumit Vardar, si pjesë e programit të ujitjes së Maqedonisë së Veriut. Ky projekt, me një vlerë mbi 100 milionë euro, është një hap drejt modernizimit dhe rindërtimit të sistemeve të ujitjes për tokën bujqësore, duke siguruar ujitje për 13650 hektarë tokë bujqësore.

“Ujitja e tokës bujqësore është baza kryesore për një bujqësi vendase cilësore. Nuk ka kulture cilësore pa ujitje. Kjo është arsyeja pse ujitja është një nga sektorët kyç në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave. Jam i nderuar që sot kam mundësinë të nënshkruaj kontratë të re për shërbime konsulente përmes së cilës fillojmë me realizimin e katër investimeve të reja kapitale të rëndësishme në ujësjellës, duke siguruar ujitje të besueshme të 13650 hektarëve të rinj të tokës bujqësore”, tha Nikolovski.


Projekti përfshin katër hidrosisteme në luginën e lumit Vardar. Hidrosistemi “Lisice” do të sigurojë ujitje për 3650 hektarë tokë bujqësore në komunat Veles dhe Çashkë. Hidrosistemi “Pepelishtë” do të ujitojë 3000 hektarë tokë bujqësore në komunat e Negotinës dhe Demir Kapisë. Hidrosistemi “Straiste” mbulon komunën e Valandovës, duke ujitur një sipërfaqe bujqësore prej 1500 hektarësh. Në fund, hidrosistemi “Konsko” do të sigurojë ujitje për 5500 hektarë tokë bujqësore në komunat e Gjevgjelisë, Bogdancit dhe Dojranit. /Telergafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori