LAJMI I FUNDIT:

Nikollovski: Ka mjete të mjaftueshme për mbështetje shtesë për fermerët dhe blegtorët

Nikollovski: Ka mjete të mjaftueshme për mbështetje shtesë për fermerët dhe blegtorët

Do t’i monitorojmë çmimet e elementeve hyrëse në prodhimtarinë bujqësore dhe kemi ulje të caktuara të çmimeve të plehrave artificiale dhe lëndëve të tjera të para, tha sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski.

Në varësi të nevojave dhe kërkesave të nënsektorëve, sipas ministrit, ka mjete të mjaftueshme për të ndërhyrë shtesë edhe në pjesën e blegtorisë, për mbështetje shtesë të qumështit, për gjithçka që do t’u duhet fermerëve dhe blegtorëve.

Nikolovski beson se Ministria ia del mbanë në obligimin e saj që të ndërhyjë për të ulur kostot e fermerëve në prodhimin e ushqimit dhe për të ruajtur dhe rritur prodhimin vendor.


Në pyetjen e një gazetari nëse ka hapësirë ​​për uljen e çmimeve të perimeve dhe pemëve, Nikollovski theksoi se qëllimi i vendosur po realizohet dhe është rritur prodhimi i lulediellit, drithërave dhe kulturave tjera të rëndësishme.

“Disa nga këto kultura kryesore tashmë po bëhen kultura eksportuese të shtetit, ky është një synim dhe detyrim kyç i Ministrisë, prandaj krijuam një fond ndërhyrjeje, masa mbështetëse për të ndihmuar fermerët në kohë krize me impute kaq të rritura botërore të elementeve hyrëse në pjesën e prodhimit bujqësor, që ndodhi vitin e kaluar. Jemi i vetmi vend në rajon që kemi futur Fondin e ndërhyrjes, me qëllim stabilizimin dhe rritjen e prodhimit vendas. Ministria e Bujqësisë nuk i rregullon çmimet, por u jep përkrahje fermerëve që të rrisin dhe mbajnë prodhimin vendor që të mos kemi rënie të prodhimit në kohë krize, tha Nikollovski, duke theksuar se Qeveria me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, me masat dhe politikat e duhura merr vendimet e duhura nëse do të ketë ngrirje të çmimeve të produkteve të caktuara.

I pyetur nëse MBPEU ka mekanizëm për mbrojtjen e blegtorisë për shkak të ngrirjes së çmimit të qumështit nga nesër, Nikollovski tha se Ministria ofron mbështetje përmes subvencioneve dhe programeve tjera për blegtori për rritjen e kostove të prodhimit.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Berisha nga

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Kalo në kategori