LAJMI I FUNDIT:

Nikolloski paralajmëroi linjën e nëntë ajrore, pret edhe numër rekord të investimeve të huaja

Nikolloski paralajmëroi linjën e nëntë ajrore, pret edhe numër rekord të investimeve të huaja

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski sot paralajmëroi linjën e nëntë ajrore në vend.

Siç tha ai në konferencën ndërkombëtare për diplomacinë e biznesit, ende nuk mund të tregojë publikisht se për ç’farë bëhet fjalë, por “diaspora do të jetë shumë e lumtur kur të dëgjojë”.

Pritjet e Nikolloskit janë se para nesh është një vit jashtëzakonisht i suksesshëm dhe stabil me numër rekord të investimeve të huaja, si dhe se vendi do të jetë “numër një në rajon”.


“Në mëngjes kam konfirmim për linjën e nëntë ajrore, por ende nuk mund të them publikisht. Mendoj se diaspora jonë do të jetë shumë e lumtur kur të dëgjojë. Si Qeveri në këto 6,5 muaj kemi nëntë linja të reja ajrore, ndërsa mund të paralajmëroj edhe fillimin e rikonstruimit të ndërtesës së terminalit në aeroportin e Ohrit”, theksoi Nikolloski.

Në fjalën e tij në konferencë,  ai i’u referua edhe projekteve tjera infrastrukturore. Pret, siç tha, deri në fillim të sezonit veror të lëshohen 40 kilometra nga autostrada Ohër-Kërçovë, si dhe “shumë lajme të mira në periudhën e ardhshme” për hekurudhën e shpejtë të Korridorit 10 e cila duhet të jetë qarkullimi kryesor i Maqedonisë.

“Para nesh kemi një vit stabil dhe mendoj se do të jetë jashtëzakonisht i suksesshëm. Nëse në partnerin tonë më të madh tregtar, Gjermaninë, të paktën stabilizohet gjendja nëse nuk shkon lartë, në atë rast mendoj se do të jemi numër një në rajon. Këtu, gjithsesi, më i rëndësishëm është sektori i biznesit nga i cili presim mbështetje të madhe. Presim edhe numër rekord të investimeve të huaja, qoftë nga ato ekzistuese apo të reja. Deri tani kemi hapur edhe 42 kilometra rrugë ekspres. Në tre muajt e ardhshëm pres hapjen e dhjetë kilometrave të tjerë, ndërsa deri në fund të vitit edhe të përfundojë zgjidhja e plotë nga kryeqyteti deri në Prilep ose autostradë ose rrugë ekspres. Për momentin po punohet intensivisht në mbi 150 kilometra autostrada në vend, ndërtohet rrugaPrilep-Manastir, Ohër-Kërçovë, Strazhë, ka tender për rrugën Shkup-Bllacë që përfundimisht të përfundojë edhe ajo autostradë, drejt Kosovës”, tha ministri.

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori