LAJMI I FUNDIT:

Nikaj: Qeveria të mos lejojë t’u dal afati vaksinave, nuk ka urgjencë më të madhe se imunizimi i qytetarëve

Nikaj: Qeveria të mos lejojë t’u dal afati vaksinave, nuk ka urgjencë më të madhe se imunizimi i qytetarëve

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës dhe sekretari për marrëdhënie me jashtë i kësaj partie, Bernard Nikaj ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të bëj një plan të vaksinimit, për të mos lejuar që vaksinave që kanë ardhur donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës t’iu kalojë afati.

Ai gjatë intervistës për emisionin “Përballje” në Telegrafi ka thënë se duhet angazhim më i madh sepse, nuk ka prioritet më urgjent sesa vaksinimi i qytetarëve.


“Ne duhet të urojmë, shpresojmë e besa edhe të lutemi që këto vaksinat që erdhën Qeveria mos të lejojë të ju dal afati. Sepse, ne realisht ndoshta jemi vendi i vetëm që në një situatë ku ka kërkesë të qytetarëve për vaksinim, nuk ka terminë për vaksinim dhe Qendrat për Vaksinim pushojmë të dielave dhe në të njëjtën kohë ju del afati vaksinave dhe refuzojmë vaksina, sepse nuk dëshirojmë t’i marrim”, tha Nikaj.

Ai shtoi se, “nëse ka një donacion, i hap qendrat e vaksinimit edhe të dielave edhe ekipet mobile, si Belgjika që po ofron edhe në vetëshërbime, e ne ende po sillemi si në vitin 2020, kur nuk ka pasur vaksina”.

Nikaj për ambasadorët: Gërvalla ka dështuar, nëse nuk ka kompetencë për emërimin e tyre, si do të aplikojë në organizatat ndërkombëtare
Lexo po ashtu Nikaj për ambasadorët: Gërvalla ka dështuar, nëse nuk ka kompetencë për emërimin e tyre, si do të aplikojë në organizatat ndërkombëtare

Tutje, Nikaj gjatë intervistës për Telegrafin tha se nuk ka dallim në masat e Qeverisë së Kosovës këtë vit pavarësisht që tash ka vaksinë.

“Njëjtë është masa si për atë që ka vaksinë, si për ata pavaksinuar. Qeveria duhet ta ndërtoj një plan, të fus ë funksion të gjitha mjetet sepse nuk ka asnjë prioritet më me urgjencë sesa vaksinimin”, tha Nikaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori