Nicole Scherzinger ka bërë të ditur se ajo dhe i fejuari i saj, Thom Evans, do të martohen këtë verë, menjëherë pas përfundimit të angazhimit të saj në mjuziklin "Sunset Boulevard" në Broadway, më 20 korrik.

Çifti është i fejuar që nga vera e vitit 2023, kur Thom i propozoi gjatë pushimeve në Portugali.


Duke folur në një radio amerikane, Nicole u shpreh: “Po, do të martohemi sapo të përfundoj punën. Fatmirësisht, Thom ka shumë durim”, shkruan DailyMail.

Aktualisht e nominuar për çmimin Tony si Aktorja më e Mirë për rolin e saj si Norma Desmond, Nicole po jeton një periudhë intensive profesionale.

Ajo tha se është përqendruar maksimalisht te shfaqja, duke ruajtur zërin me disiplinë dhe një stil jetese të thjeshtë.

Nicole dhe Thom u njohën në “X Factor” në vitin 2019 dhe lidhja e tyre u forcua shpejt. Më herët, Nicole ka qenë në një lidhje të gjatë me pilotin Lewis Hamilton, ndërsa Thom ka qenë i lidhur me Kelly Brook.

Megjithatë, që nga fillimi, Thom e ka quajtur Nicole "fatin e tij", duke shtuar me humor: “Po godas mbi peshën time”.

Ai ka treguar se ishte gjyshja e tij ajo që e frymëzoi ta ftonte Nicole në takim, me moton: “Nëse nuk pyet, nuk merr përgjigje”.

Tani, pas pesë vitesh bashkë, çifti duket më i lumtur se kurrë dhe gati të ndërmarrë hapin e radhës. /Telegrafi/