LAJMI I FUNDIT:

Nicole: Hamilton ishte egoist në lidhjen tonë

Nicole: Hamilton ishte egoist në lidhjen tonë

Nicole Scherzinger e ka kritikuar ish-të dashurin e saj, Lewis Hamilton, duke thënë se ai ka qenë egoist gjatë lidhjes së tyre.

Këngëtarja dhe piloti i Formula 1 kanë pasur një lidhje shtatëvjeçare deri në vitin 2015.

Mirëpo, gjatë një interviste, 39-vjeçarja ka theksuar se derisa ajo ka dhënë gjithçka për lidhjen e saj, të njëjtën gjë nuk e ka marrë nga ish-partneri.


(Foto: Getty Images)

“Si femra ne kemi prirje për ta dashur personin tjetër dhe të japim gjithçka”, është shprehur ajo për revistën Fabulous.

Mirëpo, nganjëherë, personi tjetër – mashkulli – ka prirje që të jetë shumë egoist, duke menduar vetëm për veten dhe për atë që është më mirë për të, kurse në ndërkohë ne e japim maksimumin”, ka deklaruar këngëtarja.

Çmimi i famës, Scherzinger pranon se ndihet e vetmuar
Lexo po ashtu Çmimi i famës, Scherzinger pranon se ndihet e vetmuar

Anëtarja e jurisë së ‘X Factor’ ka pranuar se e ka pasur të vështirë ta ndërpresë lidhjen me Hamilton, sepse nuk mund ta pranonte se kishte marrë fund.

(Foto: Getty Images)

“Ka të bëjë me mënyrën si reagon dhe si i pranon apo nuk i pranon gjërat. Duhet të mësohesh të largohesh. Unë isha në atë lidhje për rreth shtatë vite. Dhe nuk më pëlqen të dështoj në asgjë.

“Prandaj thosha me vete: ‘Do ta bëj të ketë sukses’. Mirëpo, nganjëherë nuk e kuptojmë se diçka thjesht nuk është e shkruar të ndodhë”, ka rrëfyer më tej Nicole.

(Foto: Getty Images)

Këngëtarja aktualisht është në lidhje me tenistin 26 vjeçar, Grigor Dimitrov. Ajo ka thënë se e ka të vështirë që të dashurohet sërish, mirëpo nëse ndodh kjo do të dëshironte të martohej me të dashurin aktual. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Në fillim ka qenë shumë e vështirë” - Ledri Vula flet për herë të parë për ndarjen nga Sara Hoxha

“Në fillim ka qenë shumë e vështirë” - Ledri Vula flet për herë të parë për ndarjen nga Sara Hoxha

Magazina
Anisa Veseli hyn të premten në Big Brother VIP Kosova?

Anisa Veseli hyn të premten në Big Brother VIP Kosova?

Magazina
“Ajo që sytë e mi panë” - Xhensila Myrtezaj rrëfehet mes lotësh për ndarjen nga Bes Kallaku

“Ajo që sytë e mi panë” - Xhensila Myrtezaj rrëfehet mes lotësh për ndarjen nga Bes Kallaku

Magazina
“Kallesh pas meje” - Driloni, Lelës: A po e shijon që po më shikon në fytyrë?

“Kallesh pas meje” - Driloni, Lelës: A po e shijon që po më shikon në fytyrë?

Magazina
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet

Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet

Magazina
“Sabrina Carpenter është një bebe ‘nepo’” - Fansat janë habitur pasi zbuluan se këngëtarja ka një teze shumë të famshme

“Sabrina Carpenter është një bebe ‘nepo’” - Fansat janë habitur pasi zbuluan se këngëtarja ka një teze shumë të famshme

Kalo në kategori