Nëse fillon loja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, kjo nuk do të përfundojë këtu, thekson në intervistë me Deutsche Wellen, eksperti i shoqatës gjermane, DGAP për Deutsche Wellen.
DW: Thaçi dhe Vuçiçi po planifikojnë të këmbejnë territore. Uashingtoni nuk është kundër. Pas bisedës me Donald Trump, kancelarja Merkel nuk ishte aq e njëkuptimtë në deklaratën e saj, sikurse më parë. Edhe Heiko Maas, ministri i jashtëm i Gjermanisë, në kuadër të takimit joformal në Gymnich tha vetëm se nuk ishte ide e mirë të ndryshoheshin kufijtë. Kjo tingëllonte më shumë si këshillë se sa si refuzuzim. Mos është Gjermania duke e zbutur qendrimin e saj lidhur me kufijtë në Ballkan?
Milan Nič: Nuk do të shikoja patjetër nuancat. Qëndrimi i Berlinit është më se i qartë. Gjermania ka qenë gjithmonë konsekuente dhe shumë e qartë lidhur me këtë çështje. Së pari, pas dyerve të mbyllura, gjatë takimeve të kancelares Merkel në Berlin me presidentin Vuçiq dhe presidentin Thaçi, dhe më pas me kryeministrin e Bosnjës. Ajo e ka folur këtë edhe me kryeministrin kroat Plenkoviç. Ndoshta nuk ka dashur t’i hedhë benzinë zjarrit duke bërë edhe një deklaratë tjetër, pas asaj të gushtit 2013. Por unë nuk shoh asnjë ndryshim te qëndrimi i Gjermanisë. Janë të tjerë ata që kanë ndryshuar.
Për kë e keni fjalën?
Uashingtoni po se po. Deklarata e John Bolton për mendimin tim është një shenjë se amerikanët po shohin për alternativa, meqë nuk janë më të interesuar. Ata nuk e shohin rolin e Amerikës si udhëheqës. Ky është për ta një problem që i mbetet Europës. Më duhet të shtoj se Berlini është gjithashtu i zhgënjyer me rolin që kanë luajtur kohët e fundit komisioneri Hahn dhe përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme, Mogherini dhe presidenca austriake, duke e inkurajuar Serbinë dhe krerët e Kosovës të ecin në këtë rrugë. Ata thanë se një marrëveshje historike mes Serbisë dhe Kosovës është më e rëndësishme se detajet, pra, kufijtë. Por ky nuk ishte qëndrimi i unifikuar i BE-së. Ata thjesht prezantuan vijën diplomatike të Austrisë e jo atë të presidencës.
Përse Thaçi dhe Vuçiqi sollën propozimin e ndryshimit të kufijve?
Kur presidenti Thaçi ishte për vizitë në Berlin, ne e kishim të ftuar në DGAP së bashku me ambasadorin Ischinger, dhe Thaçi atëherë e përjashtoi qartë mundësinë e ndryshimit të kufijve. Ishte një gjë e mirë që e tha publikisht, por tani gjërat kanë ndryshuar dhe unë nuk e di se përse. Nga pala serbe është e qartë, se për ta ky ka qenë gjithnjë një opsion, qysh prej vitit 1999. Dhe tani presidenti Vuçiq thotë se njohjen e Kosovës mund ta justifikojë para opinionit publik duke marrë diçka si kompensim, pra, territor.
A është ky opsion realist?
Është realist nëse liderët vendas janë të vendosur ta realizojnë dhe aktorët kyçë të jashtëm, fuqitë e mëdha, do ta lejojnë. Por unë jam pak i shqetësuar se kjo histori nuk do të mbarojë me kaq.
Cili do të jetë efekti i saj?
Nuk është puna te korrigjimi i kufijve. Unë besoj se është një çështje komplekse. Është iluzion të mendosh se do të kemi vetëm një këmbim të vogël territoresh. Është e kuptueshme që është shumë tërheqëse në këtë pjesë të vogël të Ballkanit, kur kemi parasysh Kosovën e Veriut dhe Preshevën, por nuk do të mbarojë aty. Do të jetë një hap prapa që do të fillojë në Mitrovicë dhe të nesërmen do të ketë një ndarje të madhe të Bosnjë-Hercegovinës dhe ndoshta edhe të Maqedonisë. Dhe ka shqetësime edhe për negociata dhe marrëveshje paralele mes Prishtinës dhe Tiranës. Pra, me fjalë të tjera, në një periudhë kohe afatgjatë ky këmbim territoresh mbi baza etnike shihet si një hap drejt një Shqipërie më të madhe.
Milan Niç, ekspert i Shoqatës Gjermane për Politikën e Jashtme (DGAP) dhe i ngarkuar për studime në Qendrën Robert Bosch për Europën Qendore dhe Lindore. Një nga fushat e tij të ekspertizës është Ballkani Perëndimor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025