Kur ka mbetur edhe një ditë nga intervistimi i kandidatëve për guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), tashmë është ngushtuar lista për të parin e këtij institucioni.
Deri më 16 dhjetor 2022 ka qenë afati i fundit për aplikim për të gjithë atë që kanë synuar këtë pozitë. Në emrat që kishte siguruar Telegrafi, del se për këtë pozitë kanë aplikuar 11 persona, përfshirë guvernatorin aktual Fehmi Mehmeti.
Përveç Mehmetit, për ta drejtuar institucionin më të lartë financiar ishin në garë edhe Nexhat Kryeziu, Shkëndije Himaj, Emanuel Bajra, Mentor Nimani, Bezad Halilaj, Artan Ajazaj, Valdrin Krasniqi, Mentor Geci, Genc Rraci dhe Ardian Uka.
Himaj së bashku me Safet Merovcin dhe Besnik Bislimin kishin qenë kundër kandidatë të Mehmetit më 2018, gjë që Himaj është e vetmja grua që garon për këtë pozitë.
Sipas shpalljes që ishte bërë nga BQK-ja, emërimi do të jetë për një mandat pesë vjeçar duke filluar më 29 mars 2023 ose në datën e emërimit.
Mirëpo, tashmë jashtë garës ka mbetur Bajra, gjë që e ka konfirmuar me anë të një deklarate në profilin e tij në Facebook.
“Nëse guvernatori/ja i/e ardhshëm i përmbahet këtyre zotimeve që unë i pata publikuar natën e vitit të ri! Natyrisht tashti unë jam jashtë ‘ligës së gjentëllmenëve. Atëherë unë do të dyfishoj donacionet për këto kauza! Ta shohim, nëse lufta për guvernancën e parasë publike bëhet për rrogë apo për ndryshime rrënjësore dhe de-politizim të BQK-së”, ka shkruar Bajra.
Lëvizja Fol me anë të një reagimi publik kishte thënë se BQK-ja nuk u kishte lejuar monitorimin e procesit të rekrutimit të guvernatorit.
“Në konsiderojmë që pengimi i monitorimit të Lëvizjes Fol është bërë për të mbajtur të fshehur nga publiku procesin më të rëndësishëm të rekrutimit në sektorin financiar dhe bankar dhe një qasje e tillë automatikisht lë hapësirë për dyshime rreth këtij procesi”, thuhej në reagimin e tyre.
“Guvernatori i ardhshëm i Kosovës do të jetë një person që BQK-ja e ka përzgjedhur në një proces jo transparentë dhe të dyshimtë”, ka përfunduar Fol.
Në fund, kompetencat për përzgjedhjen e guvernatorit i takojnë Kuvendit të Kosovës.
“Nga ajo listë, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të përzgjedhë një individ për secilën pozitë në bordin e Bankës Qendrore që duhet të plotësohet. Pasi që Kuvendi i Republikës së Kosovës të ketë bërë përzgjedhjen e fundit do t’ia përcjellë presidentit këto propozime, i cili pastaj do të miratojë dhe do të emërojë një person për të plotësuar pozitën”, thuhet tutje në nenin 38 të Ligjit për BQK-në.
Aktualisht, BQK-ja udhëhiqet nga Mehmeti. Këtij të fundit i skadon mandati në mars të vitit të ardhshëm e që ishte emëruar më 2018. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova