Mbi 80 milionë euro është vlera totale projektit të ngrohtores solare në Prishtinë, ku sot (e hënë) është nënshkruar marrëveshja e nën-huazimit dhe nën-grantit në mes të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe ngrohtores së qytetit Termokos.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se ky projekt e rrit prodhimin e energjisë termike dhe u mundëson edhe 38 mijë qytetarëve të kyçen në rrjetin e Termokosit.


405935265 352598854135061 7208772760500358019 n

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde deklaroi se Kosova përfiton nga kjo marrëveshje.

"Ngrohja soloare do te mundësojë shfrytëzimin dhe zvogëlojë varësinë ndaj qymyrit. Puna jonë ende nuk ka filluar. Si partner dhe hisedar jam shumë optimist do ta realizojmë në dy tri vite dhe do shohim rezultatet", u shpreh ai.

406045227 662272496102062 487415828531638039 n

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se projekti i ngrohjes nxit rritjen ekonomike dhe përkrah qëndrueshmërinë mjedisore.

"Impanti i ri diellor do të zvogëlojë dukshëm emitimin e dioksidit të karbonit. Sot nuk po nënshkruhen vetëm disa marrëveshje, por po nënshkruhet zotimi ynë që banorëve të Prishtinë të ju mundësojmë zgjidhje të përballueshme dhe të qëndrueshme", deklaroi Rama.

400686177 3696603997264412 2594154148898699172 n

Edhe kryeshefi i Termokos-it, Fisnik Osmani tha se përmes këtij projekti do të sigurohet ngrohje e qëndrueshme dhe e përballueshme.

E drejtori i BERZH-it në Kosovë Sergiy Maslichenko theksoi se nga ky projekt do të ketë përfitime në Prishtinë, meqë ndotja, sipas tij është e lartë.

"Përfitimi është i qartë nga ky projekt. Është projekt i vështirë në kuptimin e zbatimit. Është shembull i mirë i bashkëpunimit mes donatorëve", tha ai.

Edhe shefi i seksionit për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Johannes Madsen Stenbaek tha se 38 mijë qytetarë do të përfitojnë nga kjo ngrohje dhe se do të mundësohet zvogëlimi i ndotjes në kryeqytet. /kp/

400460705 1572608436879089 6487548815204198961 n

400931825 891954625752002 7588600982713520593 n