Sot Kosova shënon 15 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, ndërsa për këtë ditë janë paraparë një mori aktivitetesh nga Qeveria e Kosovës.

Qeveria ditë më parë ka njoftuar për agjendën shtetërore për shënimin e Ditës së Pavarësisë.


Më poshtë mund të njoftoheni me agjendën shtetërore:

- Mbledhja festive e Qeverisë së Republikës së Kosovës - 08:00 - Ngritja solemne e Flamurit të Republikës së Kosovës - 08:20 - Nderime të Monumenti i të Pagjeturve - 08:30 - Homazhe te varri i ish-Presidentit Dr. Ibrahim Rugova - 08:45 - Homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi - 08:50 - Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” Prekaz - 09:50 - Interpretim i Filarmonisë së Kosovës Kuvendi i Kosovës - 10:30 - Seanca solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës - 11:00 - Nderime te Monumenti i Policëve të rënë në detyrë - 11:20 - Nderime te Monumenti “Heroinat” - 11:30 - Parakalimi i trupave të Forcës së Sigurisë dhe Policisë së Kosovës Prishtinë - 12:00 - Ndezja e 1133 qirinjve para Teatrit Kombëtar në kujtim të fëmijëve të vrarë gjatë luftës - 16:15 - Pritja shtetërore nga Presidentja e Republikës së Kosovës - 17:00 - Koncerti i pavarësisë, salla 1 Tetori - 20:15. /Telegrafi/

Agjenda Shteterore per shenimin e Pesembedhjete Vjetorit te Pavaresise