Max Trimurti
Më 3 mars 1924, republika e re turke e Mustafa Kemalit e shfuqizoi Kalifatin, një institucion në pamje të parë pa ndonjë domethënie. Në fakt, që nga shekulli XVI, sulltani osman kishte marrë gradualisht titullin e Kalifit, për të pohuar autoritetin e tij mbi myslimanët sunitë.
Në gushtin e vitit 1944, vdes në Paris përfaqësuesi i fundit i njërës prej dinastive më të vjetra në botë, asaj të osmanëve, që kishte filluar të përflitej në Anadollin Veriperëndimor që gjashtë shekuj më parë.
Abdyl Hamiti i II-të, nuk mbajti kurrë titullin e Sulltanit, por për disa muaj, nga nëntori 1922 dhe deri në marsin e 1924-ës, atë të Kalifit. Si për ironi të historisë, dinastia e sulltanëve turq të cilët patën udhëhequr grushtin e shtetit kundër institucionit të vjetër arab të Kalifit, e përfundoi garën e vet me drejtimin e një posti fetar, ndaj të cilit që ka qenë ndonjëherë e përkushtuar.
Traktati i Sevrës, i nënshkruar më 1920, jo vetëm që sanksionoi disfatën ushtarake të Perandorisë Osmane, por edhe ndarjen e saj. Provincat arabe, të humbura që nga fundi i Luftës së Parë Botërore, kaluan zyrtarisht nën mbrojtjen e Britanisë dhe Francës. Provincat qendrore të Anadolllit – ku kishin jetuar së bashku turqit, kurdët, grekët dhe armenët – u zhytën në një luftë civile, nga e cila gjenerali Mustafa Kemal (më vonë Ataturku), do të dalë fitimtar dy vjet më vonë.
Në krye të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, të ngritur në prillin e vitit 1920, Mustafa Kemali synoi të mishëronte qeverinë e përkohshme të një shteti turk të së ardhmes. Por, Perandoria Osmane, ruante ende një ekzistencë institucionale nën drejtimin e Mehmetit (VI), Kalifit-sulltan të fundit, i ngjitur në fron në prag të kapitullimit të vitit 1918, dhe që synoi me mbështetjen e ushtrive të huaja, të shtypë rebelimin kemalist.
Fitorja e nacionalistëve turq përbënte dënimin përfundimtar për regjimin e vjetër: Asambleja e Madhe Kombëtare anuloi sulltanatin më 1 nëntor 1922, duke e detyruar sulltanin të mërgojë jashtë vendit. Shtypja e pushtetit sovran të sulltanit, të aftësisë së tij për të “komanduar dhe ndaluar”, dhe mërgimi i titullarit të tij të fundit, shënoi fundin zyrtar të Perandorisë Osmane.
Mustafa Kemali, si kryetar i Asamblesë së Madhe Kombëtare, ishte tashmë kreu i vetëm i shtetit, që do të gjente formën e tij të përhershme institucionale një vit më vonë, me shpalljen e Republikës më 29 tetor 1923. Heqja e sulltanatit osman, kishte lënë ende gjallë një relike e fundit të regjimit të vjetër:njohjen e dinjitetit të kalifit të myslimanëve, në krye të dinastisë osmane. Në këtë kontekst kalifi-sultan shpallej i tillë nga Asambleja e Madhe Kombëtare me emrin Abdyl Hamiti II.
Që një asamble e zgjedhur, që përfaqësonte vetëm një nga kombet e bashkësisë universale të popujve myslimanë, të kishte autoritetin dhe të drejtën të emëronte autoritetin ligjor dhe suprem fetar të Islamit, kjo është një nga shumë aspektet e habitshme. Vullneti i Mustafa Kemalit për të shpëtuar, të paktën përkohësisht, institucionin e Kalifatit, rrjedh pa dyshim nga maturia, në një kontekst shumë të ndjeshëm të ndryshimit të regjimit.
Por, nuk do t’i rezistojë nyjës së intrigave dhe shpresave të restaurimit perandorak, që Kalifi i ri osman, megjithëse s’kishte ndonjë fuqi efektive, kishte të përqëndruar rreth vetes. Më 3 mars 1924, 4 muaj pas shpalljes së Republikës së Turqisë, Asambleja e Madhe Kombëtare i dha goditjen e fundit me anulimin e Kalifatit, dhe mërgimin në Francë të titullarit të saj të fundit.
Vendimi nuk shkaktoi asnjë tronditje në të gjithë republikën e re turke, e cila tani po ecte mbi përvojën krejtësisht të re në një vend mysliman, shekullarizmin. Legjitimitetit osman, gjeti gjithnjë e më pak mbështetës edhe në mesin e provincave të vjetra arabe të Perandorisë, të ishin trazuar nga nacionalizmatrivale prej gjysmë shekulli, të tilla si ajo e Xhonturqve.
Për shkak të mungesës së mbështetësve për një restaurim të Kalifatit, Lindja e Mesme kishte disa pretendentë për vendin tashmë vakant. Më 5 mars 1924, vetëm dy ditë pas vendimit të Asamblesë së Madhe Turke, Sherifi i Mekës, Husein ibn Ali, i cili udhëhoqi revoltën arabe kundër osmanëve në vitin 1916 para se të merrte titullin e Mbretit të vendeve arabe, u vetëshpallKalif.
Dinjiteti i tij si sherif (pasardhës i profetit Muhamed), dhe sovraniteti i tij mbi vendet e shenjta të Islamit (Mekës dhe Medinës), e kualifikonin për një post, që e drejta sunite ia rezervonte në parim një anëtari të fisit arab Kurajsh (fisi i Pejgamberit), dhe dimensioni universal i të cilit shfaqej qartë vetëm në mbrojtjen e pelegrinazhit të myslimanëve.
Sherifi i Mekës, kishte çdo arsye për ta menduar veten si një kandidat ideal për Kalifatin:që nga fundi i shekullit XIX mendimtarët reformistë arabë, sidomos në Egjipt, shpresonin të risillnin në pjesën arabe një ndikimin që turqit e kishin zbehur.
Por, gjatë muajit mars 1924 xhamia e universitetit Al-Azhar në Kajro, që kishte fituar një autoritet të padiskutueshëm moral mbi islamizmin sunit, dhe ku ishin formuar reformistët më të shquar, u rreshtua në krah të mbretit të vendeve arabe, promovoi nismën e një “Kongresi të Kalifatit”, të ngarkuar me përcaktimin e Kalifit të ri të myslimanëve.
Ngjarjet e 1924, dëshmojnë se Kalifati universal – i shfuqizuar nga Asambleja e Madhe Kombëtare të Turqisë, pasi i mbijetouifillimisht Abdyl Hamitit II – nuk ishte thjesht një relike e së kaluarës. Që nga fundi i shekullit XIV udhëheqësit e dinastisë osmane, treguan sesi në korrespondencën e tyre titulli i sulltanit (sundimtarit në traditën islame) dhe Khan (në traditën turko-mongole), ishte shprehje e ambicieve të tyre perandorake.
Institucioni i Kalifit, i mbijetoi padyshim pushtimit të Bagdadit nga mongolët në vitin 1258. Titullari i saj, një anëtar i familjes Abaside i shpëtoi masakrës dhe u strehua në Kajro, nuk ushtronte asnjë autoritetet ligjor teorik, edhe pse rezultonte i dobishme për mbrojtësit e tij: sulltanët mamlukë, fituan një legjitimitet të pashembullt në Islamin Sunit.
Për më tepër, pushtimi i Konstandinopojës nga sulltan Mehmeti II në vitin 1453 nuk ndryshon asgjë në këtë situatë, gjithashtunedhe pushtimi i Kajros më 1517, i pasuar nga vendet e shenjta të Mekës dhe Medinës. Siç tregohet edhe nga historiani ZhilVeinshtein, humbja e mamlukëve, mbrojtësve të kalifit të mërguar abasid në Egjipt, nuk rezultoi në një transferim automatik të kalifatit të sulltanit otoman.
Diçka ndodh në vitin 1640, në ceremoninë e inaugurimit të Sulltan Ibrahimit I, gjatë së cilës i imponohet legjendarit Umaribn al Khattab (589-644), pasardhësit të dytë të Profetit, që i jep autoritetin Kalifit të vërtetë. Ripushtimi i Bagdadit, i realizuar dy vjet më parë nga vetë sulltani osman Murati IV, pas 15 viteve të sundimit safavid, kishte ndihmuar në ringjalljen e titullit të Kalifit.
Në vitin 1774, Traktati Kutchuk-Kaynardji, i dha fund luftës që vuri përballë për 6 vjet rusët dhe osmanët, duke sanksionimin fundin e Khanatit të Krimesë, për një kohë të shkurtër i pavarur, para se të kalojë nën kontrollin e Rusisë. Për herë të parë një territor i islamit, u lëshua nga Perandoria Osmane tek një fuqi e krishterë.
Traktati megjithatë përcaktonte se myslimanët e Krimesë, do të mbeteshin nën autoritetin fetar dhe ligjor të sundimtarit të Stambollit. Në fakt, Traktati Kutchuk-Kaynardji është dokumenti i parë zyrtar, ku sulltani osman është përshkruar si “Kalifi i atyre që pohojnë njëshmërinë hyjnore”.
Mbretërimi i Abdul Hamitit II, i rrëzuar nga qeveria e Turqve të Rinj, pas revolucionit të vitit 1908, do të shënojë dobësimin përfundimtar të sulltanit, por do të kontribuojë për t’i dhënë në Kalifatit Osman një prestigj të paparë, pasi paraardhësit e tij, disa shekuj më parë, kishin filluar t’i atribuonin atij funksionet e veta. /Storiain/Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme