LAJMI I FUNDIT:

Ngritët aktakuzë për mësuesin në Gjilan, i cili ia preu nxënësit flokët pa dëshirën e tij

Ngritët aktakuzë për mësuesin në Gjilan, i cili ia preu nxënësit flokët pa dëshirën e tij

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit XH.E., për shkak të veprës penale ‘’Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike’’, nga neni 195 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, më 6 shkurt 2020, në shkollën fillore “Dëshmorët e Kombit”, në fshatin Livoq i Ulët, komuna Gjilan, i pandehuri XH.E., si mësimdhënës, ka keqpërdorur detyrën dhe autorizimet zyrtare, në atë mënyrë që derisa ishte duke mbajtur orën e mësimit, fillimisht e pyet të miturin F.B., se pse nuk i kishte flokët, pastaj kërkon nga ai që të merr një karrige dhe në prani të nxënësve të tjerë ia pren flokët, ku pas reagimit nga i mituri, i njëjti kishte filluar që ta fyente, transmeton Telegrafi.

“Gjithë ngjarja ishte incizuar nga një nxënës i klasës, i cili pastaj e kishte shpërndarë videon nëpër rrjetet sociale, ndërsa, prokuroria pas publikimit të kësaj video, sipas detyrës zyrtare ka filluar hetimet lidhur me këtë çështje penale”, thuhet në njoftim./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori