LAJMI I FUNDIT:

Ngriten çmimet e konsumit

Ngriten çmimet e konsumit

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin tetor të vitit 2016.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend është më i lartë për 0.9% në muajin tetor 2016, krahasuar me muajin shtator 2016.
“Ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: perimet (2.9%); rryma, gazi dhe lëndët e tjera djegëse (21.0%) – (ngritje e çmimit të rrymës elektrike në një mesatare prej 39.7% për shkak të aplikimit të tarifave dimërore të energjisë elektrike nga 1 tetor 2016 – 31 mars 2017); përdorimi i pajisjeve për transportin personal (1.3%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.4% në IHÇK”, njofton ASK-ja.


Ngritja u neutralizua, sipas ASK-së, kryesisht nga rënia e çmimeve te nëngrupet e COICOP-it: qumështi, djathi dhe vezët (-1.4%); pemët (-7.9%); shërbimet për transport (-1.4%)-(rënie e çmimit të biletave me aeroplan); pajisjet telefonike dhe të telefaksit (-2.6%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.5%) në IHÇK.

Shkalla e inflacionit e matur në muajin tetor 2016 me muajin tetor 2015 ishte 0.9%.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.9% në muajin tetor 2016, krahasuar me muajin tetor 2015 në këtë periudhë vërehen disa ndryshime të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it. Ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet: mish (1.2%); qumësht, djath dhe vezë (1.3%); sheqer dhe ëmbëlsira (8.4%); duhan (5.1%); veshje (2.5%); rrymë, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (1.6%)-(ngritje e çmimit të drunjve për ngrohje); shërbime për transport (12.4%) – (ngritje e çmimit të biletave me aeroplan), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.1% në IHÇK”.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (-1.4%); dhe pemë (-5.7%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.2%) në IHÇK. /Telegrafi/