Kontraktimi apo siç njihet, ngrirja e qafës është një problem që mund t’i ndodhë kujtdo
Na ka ndodhur të gjithëve të zgjohemi një ditë të bukur dhe të ndiejmë dhimbje sepse siç thuhet në gjuhën popullore “kemi zënë qafën keq.”
Kontraktimi i qafës mund të shoqërohet me dhimbje dhe vështirësi në lëvizjen e saj. Në disa raste, njerëzit dëgjojnë edhe kërcitje ose zhurma të ndryshme kur e lëvizin qafën në një drejtim të caktuar.
Kontraktimi dhe ngurtësimi përhapet edhe në zonën e shpatullave ose të kraharorit.
Shkaqet e kontraktimit të qafës
Kontraktimet e qafës mund të ndodhin si pasojë e shumë veprimeve apo shkaqeve. Disa prej shkaqeve më të zakonshme janë:
▪ Lëndimet muskulore, ose fjetja dhe qëndrimi në një pozicion të çuditshëm,
▪ Qëndrimi përpara kompjuterit gjatë gjithë ditës,
▪ Fleksibilitet i mangët muskulor,
▪ Dobësim i muskujve,
▪ Rrëzime ose lëndime të ndryshme.
Në shumicën e rasteve, mungesa e aktivitetit fizik, qëndrimi afatgjatë përpara kompjuterit, ose ushtrimet fizike të papërshtatshme përkeqësojnë ose pengojnë shërimin e qafës nga kjo tendosje.
Në 15% të rasteve, kontraktimi i qafës dhe dhimbjet e saj sinjalizojnë një problem mjekësor.
Këtu përfshihet: hernia diskale, frakturat në pjesën e sipërme të shpinës si pasojë e ndonjë rrëzimi, osteoartriti apo spondiliartroza.
Në raste shumë të rralla, kontraktimi i qafës mund të shkaktohet nga një problem nervor ose bllokim i enëve të gjakut.
Si të trajtoni kontraktimin e qafës në kushtet e shtëpisë.
Kompresa të ftohta dhe të ngrohta
Kompresat ndihmojnë në zbutjen e inflamacionit dhe rritjen e qarkullimit të gjakut në zonën e qafës.
Kompresat duhen mbajtur me intervale 20 minutëshe. Nëse kompresa me akull ju lehtëson më shumë, atëherë përmbajuni asaj.
Aktiviteti fizik
Aktiviteti fizik dhe shtendosja janë efikase në zhbllokimin e qafës.
Ju mund të ngrini dhe ulni shpatullat dhe t’i lëvizni ato para dhe mbrapa. Më pas mund të lëvizni kokën në anë dhe më pas lart dhe poshtë.
E rëndësishme është të mos sforcoheni, sepse do të përkeqësoni dhimbjet, shkruan AgroWeb.org.
Medikamentet
Ilaçet kundër inflamacionit dhe dhimbjeve mund të ndihmojnë në zhbllokimin e qafës dhe largimin e dhimbjes.
Një tjetër mënyrë se si të trajtoni kontraktimet e përsëritura është të tregoni kujdes me pozicionin e të fjeturit ose qëndrimit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë