N’Golo Kante shpallet Lojtari më i mirë në Ligën Premier (Foto)

241:"STOKE ON TRENT, ENGLAND - MARCH 18: N'Golo Kante of Chelsea in action during the Premier League match between Stoke City and Chelsea at Bet365 Stadium on March 18, 2017 in Stoke on Trent, England. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images) 12:"Getty Images
Mesfushori i Chelseat, N’Golo Kante, është shpallur ‘PFA Lojtari i Vitit’, ndërsa çmimin për lojtarin e ri më të mirë e ka fituar Dele Alli.
Për këtë çmim votojnë lojtarët tjetër të Ligës Premier dhe Kante është votuar si më i miri për sezonin 2016/2017.
Ish-futbollisti i Leicester Cityt ka qenë sensacional për Blutë prej se u transferua në Londër dhe me meritë e ka marrë këtë vlerësim.
Në sezonin e kaluar këtë çmim e fitoi Riyad Mahrez falë paraqitjes mbresëlënëse me Leicesterin, ndërsa Eden Hazard, Luis Suarez dhe Gareth Bale janë fituesit tjerë në pesë vitet e fundit.
Mesfushori 21 vjeçar i Tottenham Hotspur, Dele Alli, është shpallur lojtari i ri më i mirë në këtë sezon. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




































