LAJMI I FUNDIT:

Ngjyra që do të shënojë këtë dimër: Pesë kombinime mode në tonalitete dielli

Ngjyra që do të shënojë këtë dimër: Pesë kombinime mode në tonalitete dielli

Ditët e ftohta dhe të zymta të dimrit ndonjëherë kërkojnë ngjyra më të ndritshme të gardërobës dhe të gjitha nuancat e së verdhës do të jenë në trend këtë dimër

Ngjyra e diellit sjell qetësi dhe gëzim, pra pjesët e modës në këtë ngjyrë do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë.


Ekspertët e modës ju këshillojnë që në muajt e dimrit t’i shtoni të paktën ndonjë detaj të verdhë kombinimet tuaja të veshjeve, transmeton Telegrafi.

1. E verdha “nga koka te këmbët”

Një kominoshe e thjeshtë në ngjyrë të verdhë me një rrip interesant dhe me një print kafshësh do t’ju bëjë të dukeni tërheqëse.

2. Variant i relaksuar për një shëtitje pasdite

Atletet e zeza të sheshta, pantallonat e ngushta dhe një fanellë në të njëjtën ngjyrë do të duken perfekt nëse i “thyeni” me një xhaketë me gëzof të verdhë.

3. Mjafton një detaj

Kur bëhet fjalë për ngjyrat e forta, ndonjëherë mjafton vetëm një detaj për t’u dukur elegante. Një gardërobë e zezë me të cilën do të sillni një çantë dore të verdhë do t’ju bëjë të dukeni elegante.

4. Kombinimi i materialeve

Kombinimi i një fundi saten dhe i një pulovri është një hit i plotë i modës këtë sezon. Zonjat e guximshme që ndjekin trendët do të guxojnë të ecin me këtë lloj stili.

5. Fund i gjatë

Një fund i gjatë i verdhë i kombinuar me një këmishë me kravatë është zgjedhja e duhur për t’ju bërë të dukeni interesante në çdo rast.

/Telegrafi/