LAJMI I FUNDIT:

“Ngjarjet e mëdha janë krijuar për mua”, Xherdan Shaqiri flet pas golit spektakolar dhe rekordit të thyer

“Ngjarjet e mëdha janë krijuar për mua”, Xherdan Shaqiri flet pas golit spektakolar dhe rekordit të thyer

Xherdan Shaqiri është rikthyer protagonist te Kombëtarja e Zvicrës, duke shënuar një gol të jashtëzakonshëm në sfidën ndaj Skocisë.

Përkundër se nuk luajti ndeshjen e parë, Shaqiri ishte titullar në të dytën dhe tregoi klasin e tij, duke i siguruar një pikë zviceranëve që me shumë gjasë do t’i mjaftojë për të kaluar nga Grupi A.


Ylli gjilanas u bë lojtari i parë që shënon në gjashtë gara radhazi të mëdha, tre herë radhazi në Kupën e Botës dhe tre të tjera në Kampionate Evropiane nga viti 2014.

Shënoi gol të jashtëzakonshëm, i gjithë stadiumi në fund të ndeshjes duke kënduar për Xherdan Shaqirin
Lexo po ashtu Shënoi gol të jashtëzakonshëm, i gjithë stadiumi në fund të ndeshjes duke kënduar për Xherdan Shaqirin

Ai pas ndeshjes është ndalur në ‘Mix Zone’ duke folur për mediat e pranishme, derisa ka thënë se ngjarjet e mëdha janë krijuar për të.

“Ishte një gabim i kundërshtarit që e shfrytëzova maksimalisht. Mendova se thjesht duhet ta gjuaja në këndë. Ishte një goditje perfekte”.

“Është një gol shumë i bukur dhe i rëndësishëm. Ne donim të fitonim. Ngjarjet dhe ndeshjet e mëdha janë krijuar për mua”, tha Shaqiri.

32-vjeçari u pyet edhe për pritshmëritë që ka familja e tij ndaj tij, duke thënë se ata presin që në çdo turne të shënoj gola të tillë.

Xherdan Shaqiri futet në librin e rekordeve me euro-golin ndaj Skocisë
Lexo po ashtu Xherdan Shaqiri futet në librin e rekordeve me euro-golin ndaj Skocisë

“Familja ime tani pret që unë të shënoj një gol të tillë në çdo turne. Por unë qëndroj në tokë, dua të ndihmoj skuadrën. Ndaj Skocisë arrita ta bëj këtë”.

“Rekordet dhe statistikat janë të këndshme për t’u parë, shpresoj që ato të mbeten në kujtesën tuaj përgjithmonë. Ishte intensive ndaj Skocisë dhe në fund të ditës ishte një barazim i drejtë”, përfundoi Shaqiri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Ndërkombëtare
Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Ndërkombëtare
Ekspertët e futbollit shpërthejnë në

Ekspertët e futbollit shpërthejnë në "vjedhjen" që VAR-i ia bëri Danimarkës përballë Gjermanisë

Përfaqësueset
Liverpoolit i largohen dy futbollistë të rëndësishëm, lirohet buxheti i pagave prej 15 milionë eurove

Liverpoolit i largohen dy futbollistë të rëndësishëm, lirohet buxheti i pagave prej 15 milionë eurove

Premier League
Zbulohet se çfarë tha Jude Bellingham kur shënoi golin me gërshërë për Anglinë

Zbulohet se çfarë tha Jude Bellingham kur shënoi golin me gërshërë për Anglinë

Përfaqësueset
Eksod tek Barcelona, konfirmohet largimi edhe i dy lojtarëve të tjerë

Eksod tek Barcelona, konfirmohet largimi edhe i dy lojtarëve të tjerë

La Liga
Kalo në kategori