LAJMI I FUNDIT:

Ngjarje e rëndë në Florida – çifti sulmohet brutalisht në hyrje të shtëpisë pas fitimeve në kazino

Ngjarje e rëndë në Florida – çifti sulmohet brutalisht në hyrje të shtëpisë pas fitimeve në kazino

Një akt makabër ka tronditur Floridën, ku një çift u sulmua brutalisht në hyrjen e shtëpisë së tyre në një incident që ka shokuar komunitetin lokal.

Kim Chambliss dhe i dashuri i saj, Val Delacruz, u bënë objekt i një sulmi të dhunshëm nga dy persona të maskuar, vetëm pak momente pasi kishin fituar 3,300 dollarë në kazinonë “Hard Rock” në Tampa.

Pamjet e siguruara nga kamera e sigurisë, e vendosur në hyrjen e shtëpisë, kanë kapur momentin dramatik kur dy sulmues plagosin Delacruz, ndërsa Chambliss arrin të futet me shpejtësi brenda banesës, duke i shpëtuar sulmit të mëtejshëm.


Sulmuesit e identifikuar më vonë si Marcus Jenkins, 34 vjeç dhe Tristin Wright, 36 vjeç, kishin ndjekur çiftin që kur ata po luanin kumar dhe lojëra elektronike në kazino për rreth dy orë.

Ata pritën që çifti të kthehej në shtëpi, duke i ndjekur deri në hyrjen e banesës së tyre, pak para orës 05:00.

Sipas pamjeve dhe dëshmitarëve, Delacruz, i cili u rrëzua në hyrje të derës pasi u qëllua në të dyja këmbët, u pa duke iu lutur sulmuesve që t’i kursenin jetën.

Akti i dhunës ka lënë komunitetin në shok, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të nxjerrë në dritë të gjitha detajet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Val Delacruz kujton me trishtim momentet e tmerrit që përjetoi: “Vrapova drejt derës dhe u rrëzova, por një nga sulmuesit doli dhe më qëlloi përsëri, këtë herë për të tretën herë, në këmbën time të majtë,” tha ai, duke rikthyer në mendje ngjarjen e rëndë.

Sipas raportit të policisë, dy të dyshuarit u larguan nga vendi i ngjarjes duke marrë me vete paratë e fituara nga çifti, si dhe një orë dhe një çantë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump ia ndërpreu fjalimin kryeministrit britanik në konferencën për shtypi: Mjaft, faleminderit

Trump ia ndërpreu fjalimin kryeministrit britanik në konferencën për shtypi: Mjaft, faleminderit

Amerika
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
Çfarë parasheh marrëveshja për minerale mes Ukrainës dhe SHBA-së?

Çfarë parasheh marrëveshja për minerale mes Ukrainës dhe SHBA-së?

Amerika
“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

Bosnja
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Botë
Meksika ekstradon në SHBA një nga bosët më të kërkuar të drogës dhe 28 anëtarë të kartelit

Meksika ekstradon në SHBA një nga bosët më të kërkuar të drogës dhe 28 anëtarë të kartelit

Amerika
Kalo në kategori