Ekonomia evropiane pati një ngadalësim të ndjeshëm gjatë fundit të vitit të kaluar, në një kohë kur rritja e infektimeve me COVID-19 të shkaktuara nga varianti Omicron përkeqësuan situatën e mungesës së furnizimeve dhe rritjes së çmimeve të energjisë, të cilat sollën uljen e fuqinë blerëse të konsumatorëve.
Rezultati i gjithë kësaj panorame është një dimër ekonomik i pakënaqësisë që mund të mos largohet deri në fund të këtij viti.
Pjesa më e madhe e ngadalësimit ekonomik erdhi nga Gjermania, ku vështirësitë në furnizimin me lëndë të parë frenuan eksportet e industrisë së saj prodhuese. Franca, Spanja dhe Italia patën rritje më të madhe ekonomike.
Në 19 vendet që përdorin euron, rritja në tremujorin e fundit të vitit 2021 arriti në shifrën 0.3 për qind, ndërkohë, për krahasim, rritja ekonomike në tremujorin korrik-shtator ishte 2.2 për qind.
Rritja vjetore ishte 5.2 për qind, duke treguar që rimëkëmbja ekonomike nga pandemia në Evropë ka ecur më ngadalë se sa rimëkëmbja e Shteteve të Bashkuara, ku rritja ekonomike në vitin 2021 ishte 5.7 për qind. Sipas ekonomistëve, rritja e SHBA-së u nxit nga shpenzimet relativisht më të larta të paketave stimuluese federale, krahasuar me ato të qeverive të Evropës.
Bizneset kanë shfaqur më shumë elasticitet në trajtimin e valëve të njëpasnjëshme të pandemisë, duke bërë që Eurozona të mos bjerë në recesion dhe duke kufizuar papunësinë në nivelin e 7.2 për qind. Por, rritja e ngadaltë ekonomike ka ardhur bashkë me një inflacion të lartë, duke zhvlerësuar rritjen e pagave.
Europa po përballet gjithashtu edhe me pasiguri në lidhje me tensionet për grumbullimin e trupave nga Rusia në kufirin ukrainas, duke shtuar frikën e një pushtimi. Kjo frikë ka bërë që ҫmimi i gazit natyror në Evropë të vazhdojë të mbetet jashtëzakonisht i lartë, sepse Rusia është furnizuesi kryesor dhe rezervat nëntokësore të gazit janë të ulëta në të gjithë kontinentin. Deri më tani, Rusia thotë se ka përmbushur kontratat e saj afatgjata të furnizimit, ndërsa analistët spekulojnë se çdo sanksion i vendosur nga SHBA ose BE mund të synojë të shmangë shënjestrimin e drejtpërdrejtë të energjisë ruse. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
ATK mbledh 184.3 milionë euro tatime në dy muajt e parë të këtij viti

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Rektori i UBT-së prezantoi modelin “UBT Smart City” në Universitetin e Cambridge

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa