Inflacioni, i cili mat ndryshimin e shportës kryesore të mallrave të konsumit, ra në 2.3 por qind në muajin mars.
Instituti i Statistikave në Shqipëri publikoi sot Indeksin e Çmimeve të Konsumit (IÇK) sipas të cilit ndryshimi vjetor në muajin mars është 2.3 për qind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 5.3 për qind.
Ndryshimi mujor i Indeksit të Çmimeve të Konsumit në muajin mars 2024, krahasuar me shkurt 2024 është 4 për qind.
Ky është niveli më i ulët, që nga tetori 2021, përpara se të fillonte një valë rritje çmimesh, fillimisht si rrjedhojë e problemeve në furnizim që krijoi pandemia dhe më pas nga çrregullimet e tregjeve si rrjedhojë e agresionit rus ndaj Ukrainës.
Inflacioni ka zbritur poshtë objektivit të shënjestruar prej 3 për qind të Bankës së Shqipërisë.
Krahasuar me muajin mars 2023, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 4,2 %, pasuar nga grupet “argëtim dhe kulturë” me 3,8 %, “hotele, kafene dhe restorante” me 3,5 %, “pije alkoolike dhe duhan”, “veshje dhe këpucë” dhe “mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,3 % secili, “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,4 %, “shërbimi arsimor” me 2,3 %, “ushqime dhe pije joalkoolike” me 2 %, “shëndeti” me 1,9 % dhe “komunikimi” me 0,2 %.
Nga ana tjetër çmimet e grupit “transporti” shënuan ulje me 0,3 %. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” patën një rritje me 4,7 %, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 4,6 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 4,4 %, “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me 4 %, “mish” me 3,7 %, etj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Misteri i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, kishte edhe pasaportë të Kosovës

Rinumërimi në Vushtrri, Xhafer Tahirit i hiqen 88 vota - pëson edhe vetë Rrezarta Krasniqi që ishte ankuar

Durrësi e nis më herët sezonin turistik

Qeveria ndan mjete financiare për përmbushjen e obligimit të arbitrazhit, që lidhet me Hotelin Grand

Rrëfimet e grave që ishin pjesë e UÇK-së

Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja