LAJMI I FUNDIT:

Ngacmoi seksualisht 14-vjeçaren në rrugë, arrestohet 50-vjeçari në Kavajë

Ngacmoi seksualisht 14-vjeçaren në rrugë, arrestohet 50-vjeçari në Kavajë

Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia në Kavajë për ngacmimin seksual të një shtetaseje të mitur.

Shtetasi P.Xh., u ndalua pas një kallëzimi të bërë nga vajzë 14-vjeçare se e kishte ngacmuar seksualisht duke kaluar në rrugë.


Materialet në ngarkim të 50-vjeçarit u referuan në prokurori për veprime të mëtejshme.

“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një të miture, se ishte ngacmuar seksualisht, në rrugë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Kavajë bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit P. Xh., 50 vjeç, banues në fshatin Luz i Vogël”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/