LAJMI I FUNDIT:

Ngacmoi dy të mitura në park, mbetet në burg 56-vjeçari në Korçë

Ngacmoi dy të mitura në park, mbetet në burg 56-vjeçari në Korçë

Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 56-vjeçarin Nesti Zhorbo, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “vepra të turpshme me minorenë”.

56-vjeçari vetëm pak ditë më parë ka qenë i ulur në një prej lulishteve të qytetit të Korçës kur pranë tij kanë qenë duke luajtur dy vajzat e mitura dhe ka tentuar ti prekë në disa pjesë të trupit, raporton A2.

Aktet e tij janë parë nga disa kalimtarë të rastit, por edhe një prej familjarëve të vajzave, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë që ka bërë të mundur arrestimi e 56 vjeçarit.


Burime pranë policisë së Korçës thanë për A2 CNN se Nesti Zhorbo ka kryer dhe më parë gjeste të turpshme në vende publike në qytetin e Korçës.

Ka qenë organi i akuzës ai që i ka kërkuar gjykatës së Korçës vlerësimin e masës së sigurimit “arrest me burg”, kërkesë të cilën gjykata e ka pranuar edhe në kushte kur avokati mbrojtës ka kërkuar një masë tjetër sigurie. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori