Një grua ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga një person i panjohur.

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 13:30, në veri të Mitrovicës.


Tutje thuhet se rasti është nën hetime.

“Mitrovicë Veri / 09.04.2025 – 13:30. Viktima femër kosovare, ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar i panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/