Nga Yaya Toure te David Beckham: Nëntë yjet që u kthyen nga humnera për të shkëlqyer
"Kurrë" nuk është fjalë që mund të përdoret në futboll, sidomos kur bëhet fjalë për një lojtar dhe të ardhmen e tij.
E gjithë kjo pasi ka pasur shumë shembuj të një futbollist që vjen nga ‘humnera’, dhe bëhet i vlefshëm për skuadrën duke lulëzuar.
Dëshmi e kësaj është së fundmi është Yaya Toure që u kthye në skuadrën e Manchester Cityt.
Lojtari nga Bregu i Fildishtë, ka qenë pjesë e suksesit të klubit në gjashtë vitet e fundit, por me ardhjen e Pep Guardiolas gjithçka shkoi keq.
Toure ishte lënë jashtë skuadrës së Cityt në Ligën e Kampionëve dhe nuk luante fare as në Ligën Premier dhe fundit për të kishte ardhur.
Por në fundjavë ai habiti të gjithë kur u kthye të luajë ndaj Crystal Palace, dhe shënoi dy herë për t'i dhënë fitoren skuadrës së tij.
Më poshtë janë disa lojtarë që janë thyer nga pozita e njëjtë. /Telegrafi/
Yaya Toure (Manchester City 2016)






































