Nga transferimi tek Dinamo Zagrebi deri te përballja me trajnerin serb tek Legia: Lirim Kastrati, mysafir në “Arena e Yjeve”

Në episodin më të ri të podcastit Arena e Yjeve, prodhim i Telegrafit, mysafir ishte futbollisti i njohur kosovar Lirim Kastrati, i cili ka përjetuar prapaskena interesante dhe sfida të vështira në karrierën e tij.
Kastrati ndau me publikun rrëfime të sinqerta për rrugëtimin e tij, që nisi në mënyrë aspak të zakonshme – një video në YouTube i hapi dyert drejt futbollit kroat.
Ai foli edhe për periudhën te gjiganti kroat Dinamo Zagreb, ku pati momente të shkëlqyera, por edhe kthesa të papritura.
Pjesë tjetër interesante e bisedës ishte periudha e tij në Poloni, te Legia Varshava. Debutimi ishte fantastik, por më pas nisën sfidat me trajnerin serb.
Në mënyrë krejt të pazakontë, ai tregoi edhe një detaj të veçantë nga momenti kur nënshkroi me Legian, kur përzgjedhësi i atëehershëm i Kosovës, Bernard Challandes, e liroi atë nga grumbullimi pasi e kuptoi që ishte një hap i madh për të në karrierë.
Ky episod i “Arena e Yjeve” sjell një rrëfim ndryshe të Lirim Kastratit – me të vërtetat e padëgjuara më parë, emocionet, gabimet dhe ambiciet e një lojtari që synon të ngritet edhe më tutje në karrierë.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink. /Telegrafi/



















































