LAJMI I FUNDIT:

Nga shoqëria civile thonë se Qeveria Hoti ka ministra që kanë probleme me ligjin

Nga shoqëria civile thonë se Qeveria Hoti ka ministra që kanë probleme me ligjin

Lidhja Demokratike e Kosovës e cila mori dje drejtimin e qeverisë në marrëveshjet me partnerët e koalicionit kanë pasur ujdi që në kabinetin qeveritar të mos kenë persona që kanë probleme me ligjin.

Por sipas anëtarëve nga shoqëria civile edhe në qeverinë e re janë pesë emra që kanë probleme me ligjin, raporton RTV Dukagjini.


“Nga ajo që kemi parë janë pesë emra që janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë e të cilët kanë dosje të hapura ose kanë pasur dosje dhe i kanë përfunduar. Kjo që në start nuk jep një sinjal serioz pasi shohim egon e partive politike në emërimin e militantëve të zellshëm në poste të larta pavarësisht a është profesional apo jo”, deklaroi për RTV Dukagjinin Anton Nrecaj nga Instituti CLARD.

Prandaj nga shoqëria civile thotë se emërimi i këtyre personave në poste ministrorë është i papranueshëm.

“Emërimi në postin e ministrave të personave që kanë dosje kriminale është veprim i papranueshëm. Prandaj nuk presim nga kjo qeveri se do të sjellë diçka pozitive”, shton më tej Nrecaj, përcjell Telegrafi.

“E mirë do të ishte që ata persona të mos zgjedheshin fare ministra dhe të kemi një qeveri pa dosje në prokurori. Nuk do të ishte dashur të kemi ministra që janë të dënuar për korrupsion apo për çfarëdo vepër tjetër penale në shtetin që pretendojmë ta bëjmë”, deklaroi Florent Spahija nga KDI.

Qeveria e re e drejtuar nga Avdullah Hoti u votua dje me 61 vota pasi Gjykata Kushtetuese i hapi rrugë këtij procesi./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori