Nga rokere në xhihadiste

Mediat britanike raportojnë se Sally Jones, e cila është nënë e dy fëmijëve, kishte lënë jetën e frenuar të rokeres dhe ishte shndërruar në myslimane.
Me kalimin e kohës ajo ka ndryshuar emrin në Umm Hussain al-Britani ndërsa është martuar me hakerin britanik të shndërruar në xhihadist, Junaid Hussain.
Dyshja thuhet se janë njoftuar përmes internetit dhe besohet se kanë udhëtuar të ndarë në Siri për t’iu bashkuar Shtetit Islamik.
Sipas Daily Mail, burri i saj është njëri nga të dyshuarit për prerjen e kokës së gazetarit amerikan James Foley. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































