LAJMI I FUNDIT:

Nga Peqini në Korçë e Greqi, cilat janë 6 ekzekutimet që zbuloi anëtari i grupit të Laert Haxhiut

Nga Peqini në Korçë e Greqi, cilat janë 6 ekzekutimet që zbuloi anëtari i grupit të Laert Haxhiut

Grupi i vrasësve i goditur mbrëmë pas pendesës së Artan Tafanit drejtohet nga Laert Haxhiu, i arrestuar në Greqi më 23 maj të këtij viti dhe që njihet gjerësisht si rivali i përbetuar i kreut të Bandës së Lushnjës, Aldo Bare.

Referuar dëshmisë së të penduarit dhe provave të tjera të mbledhura nga organi i akuzës është zbardhur vrasja e Alban Semakut, i njohur edhe si Etlon Mermali, ngjarje e ndodhur më 17 tetor 2021 pranë lumit Shkumbin në Peqin.

Semaku në vitin 2006 ishte ekstraduar nga Italia, pasi Gjykata e Lushnjës e kishte dënuar me burg për një vrasje të kryer në këtë qytet, në kuadër të aktivitetit kriminal të Bandës së Lushnjës, raporton A2 CNN.


Po ashtu, është zbardhur ekzekutimi i Albi Bashaliut më 27 dhjetor 2021 brenda një lokali në fshatin Gjoçaj të Peqinit.

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore pak pas eliminimit fizik të tij, u bë i mundur arrestimi i shtetasve, V. B., 41 vjeç dhe M. Xh., 30 vjeç, të cilët dyshohen se kanë përkrahur autorët e krimit dhe kanë kryer veprime për të fshehur rrethanat e ngjarjes.

Rrëfimi i Tafanit ka hedhur dritë edhe mbi vrasjen e Fridmand Xhaferraj në Korçë, ndodhur më 13 qershor 2021.

Trupi i 25-vjeçarit nga Lushnja u gjet në ujërat e rezervuarit të Gjançit në Vithkuq dhe asokohe pista kryesore ku po hetonte policia ishte prishja e pazareve të drogës. Vrasja e Xhaferrajt ka qenë një krim makabër, pasi i riu u gjet i lidhur nga duart, ndërkohë që kishte shenja të shumta dhune në trup dhe kokë.

Zbardhen 6 ngjarje të rënda kriminale, megaoperacion i policisë në disa qytete
Lexo po ashtu Zbardhen 6 ngjarje të rënda kriminale, megaoperacion i policisë në disa qytete

Hetuesit po ashtu kanë siguruar prova të mjaftueshme edhe për dokumentimin e autorëve të dy ekzekutimeve të shtetasve shqiptarë në Greqi, Lulzim Qorri dhe Dikens Halili.

Sa i përket kreut të bandës, Laert Haxhiu u arrestua nga autoritetet helene për llogari të SPAK pasi gjykohej në mungesë në Gjykatën e Posaçme për ngjarjen, e cila bëri që të dënoheshin me burgim të përjetshëm Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi.

31-vjeçari është dënuar me 18 vite burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, në vitin 2017, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Për Haxhiun, drejtësia greke vendosi në qershor që të miratonte ekstradimin në Shqipëri të të akuzuarit për “masakrën e Lushnjës”, por vendimi pritet të kalojë në sitën e Apelit të Patras. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Kalo në kategori