Nga një yll futbolli, te një njeri i harruar, historia e ish-lojtarit të PSG-së dhe Ligës Premier

Bruno Rodriguez ka detajuar momentin që ai nuk ndihej më si një ish-futbollist pasi ish-lojtarit të Ligës Premier iu amputua pjesa e poshtme e këmbës së djathtë.
Francezi ka folur për rrugëtimin e tij si futbollit profesionist, deri tek ndjenja e amputimit të këmbës. 50 vjeçari tregoi se si injeksionet qetësuese në kyçin e këmbës gjatë viteve çuan në komplikime serioze pasi ai ishte pensionuar.
Në fakt, dhimbja ishte aq e fortë sa që ish- sulmuesi i Paris Saint-Germain dhe Bradford City pranoi t’i amputohej këmba poshtë gjurit. Rodriguez zgjodhi të bënte operacionin jo shumë kohë pasi vdiq nëna e tij dhe partnerja Marianne ishte pranë tij për të filluar një fazë të re të jetës së tyre.
“Kur u ktheva, gjëja e parë që bëra ishte që t’i kërkoja gruas sime të vinte tek unë dhe të ngrinte çarçafin, në mënyrë që të mund të shihnim së bashku humbjen e këmbës”, deklaroi ai për The Times për zgjimin e tij pas operacionit . “Kam mundur ta ndaj atë moment me gruan time, ajo ishte aty. Në fakt, ishte më shumë një lehtësim se çdo gjë”.
Shumë mund të mendojnë se humbja e një pjese kaq jetike për një futbollist – qoftë edhe një pensionist – do të çonte në një formë krize identiteti.
“Aty nuk isha më Bruno Rodriguez, ish-futbollist, isha i amputuar si gjithë të tjerët”, vazhdoi ai. “Të gjithë kishin kaluar diçka jashtëzakonisht serioze, por ne të gjithë e mbështetëm njëri-tjetrin; nëse dikush nuk po kalonte një ditë të mirë, ne do ta ngrinim atë. Gjeta më shumë një frymë ekipi në atë provë sesa kisha njohur më parë”, bëri të ditur ai ku shkonte në senaca rehabilituese.
Pasi shkëlqeu për Metz në një betejë të afërt për titullin e Ligue 1, Rodriguez fitoi një transferim te gjigantët e ditëve moderne, PSG. Megjithatë, ai shpejt u përplas me autoritetet e klubit dhe shpejt u huazua te Bradford, i cili atëherë ishte pjesë e Ligës Premier.
Ai u kthye në Francë në vitin 2000 dhe kaloi pesë vitet e fundit të karrierës së tij në gjashtë klube të ndryshme, duke mos arritur kurrë të rimarrë formën që gëzonte në fund të viteve 1990. Pasi arriti të përballonte një lëndim të kyçit të këmbës që nuk u shërua kurrë për shkak të niveleve të larta të mirëmbajtjes, dëmi i vërtetë u shfaq vetëm deri në pensionimin e tij.
Rodriguez tha se psikiatrit ishin ‘të befasuar që ai kishte arritur të duronte për kaq gjatë’ duke pasur parasysh dhimbjen që ai kishte duruar gjatë gjithë karrierës së tij. Një ish-mjek i PSG-së, Eric Rolland, ndihmoi në amputimin e këmbës së tij, ndërsa disa ish-shokët e skuadrës i kanë ofruar mbështetje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Virgil van Dijk flet rreth një transferimi të mundshëm te Real Madridi

Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

Tre klube të mëdha e kanë Xavin në listë për sezonin e ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania