Nga Muric te Emërllahu e Hasani, top pesë yjet që shkëlqyen në xhiron e fundit

Futbollistët shqiptarë të Kosovës kaluan një xhiro mahnitëse në ligat e tyre.
“Gardiani” i Sassuolos Aro Muric ishte më i miri, ku për herë të parë një portier arriti të marrë notën 10 në vlerësimet e “SofaScore”. Ai bëri plot nëntë pritje, ku pesë ishin brenda zonës.

Paraqitje fantastike gjithashtu zhvilloi edhe sulmuesi Valon Fazliu, gjatë humbjes 1-2 nga Yverdon. Ai kishte katër goditje brenda zonës, dhuroi tre pasime kyçe si dhe shënoi golin e vetëm për Aaraun. Ndër të tjera, u vlerësua me notën 8.6.

Mahnitës ishte edhe mesfushori i Clujit Lindon Emërllahu. Ish ylli i Ballkanit brenda 85 minutave, kompletoi 50 nga 67 pasime të mundshme si dhe realizoi një gol. Ai mori notën 8.2.

Tjetër lojtar me paraqitje të shkëlqyer ishte edhe sulmuesi Donis Avdijaj, që rigjeti “rrugën drejtë rrjetës”. Pas disa ndeshjeve pa gol, qendërsulmuesi realizoi pas vetëm 15 minutave lojë dhe u vlerësua me notën 7.9.

I shkëlqyeshëm ishte edhe sulmuesi Florent Hasani, që realizoi golin e nderit në humbjen 1-3 kundër Erokspor në Ligën e Parë të Turqisë. 28-vjeçari u vlerësua me notën 7.7.

Përndryshe, “Legjionarët” renditen për këtë javë renditen kështu./Telegrafi/

















































