Nga Mandzukic te Sorloth: Atletico Madridi riktheu magjinë e vitit 2014 në Evropë

Atletico Madrid ka mposhtur para tifozëve të vet Club Brugge me rezultat 4-1 në ndeshjen e kthimit të fazës me eliminim direkt dhe ka siguruar kalimin në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.
Takimi i parë në Belgjikë kishte përfunduar 3-3, ndërsa skuadra e drejtuar nga Diego Simeone avancoi me rezultat të përgjithshëm 7-4, duke eliminuar ekipin belg që drejtohet nga trajneri kroat Ivan Leko.
Heroi i mbrëmjes ishte Alexander Sorloth, i cili realizoi “het-trik”. Norvegjezi u bë vetëm lojtari i dytë në histori të Atleticos që shënon tre gola në një ndeshje të Ligës së Kampionëve.
Alexander Sørloth is just the second player to score a UEFA Champions League hat-trick for Atletico Madrid, after Mario Mandzukic vs. Olympiakos in November 2014.
⚽ 23'
⚽ 76'
⚽ 87'
However, he's the only one to do it in the knockout rounds. 🎩 pic.twitter.com/f0wxBHq7PG
— Squawka (@Squawka) February 24, 2026
I pari ishte Mario Mandzukic, që e arriti këtë në vitin 2014 në fitoren 4-0 ndaj Olympiacos në fazën e grupeve. Sorloth është i vetmi që ka realizuar het-trik për Atleticon në fazën me eliminim direkt të këtij kompeticioni.
Sorloth iu bashkua klubit madrilen në verën e vitit 2024 për 32 milionë euro nga Villarreal . Me fanellën e Atleticos ai ka regjistruar 89 paraqitje, 39 gola dhe tri asistime. Vetëm këtë sezon numëron 36 ndeshje, 15 gola dhe një asistim.
Gjatë karrierës së tij ka luajtur për Rosenborg BK, Bodø/Glimt, Groningen, Midtjylland, Crystal Palace, KAA Gent, Trabzonspor, RB Leipzig, Real Sociedad dhe Villarrealin.
Mandzukic e veshi fanellën e Atleticos gjatë viteve 2014 dhe 2015. Në 43 paraqitje shënoi 20 gola dhe kontribuoi me pesë asistime.
Në pjesën tjetër të karrierës ka luajtur edhe për klube të njohura GNK Dinamo Zagreb, VfL Wolfsburg, Bayern Munich, Juventus dhe AC Milan. Ai u pensionua në vitin 2021 dhe sot është 39 vjeç. /Telegrafi/






















































