LAJMI I FUNDIT:

Nga Maloku te Thaqi, Ramadani e Giovanni – formacioni më i mirë i xhiros së shtatë në Albi Mall Superligë

Nga Maloku te Thaqi, Ramadani e Giovanni – formacioni më i mirë i xhiros së shtatë në Albi Mall Superligë

Ka përfunduar xhiro e shtatë në Albi Mall Superligë, xhiro që qenë shumë interesante dhe ka pasur përballje të forta.

Llapi e njoftoi Suharekën me humbje duke e mposhtur 3-0, derisa fitore morën edhe pretendentët për titull si Ballkani që triumfoi ndaj Ferizajt 4-0 dhe Drita që arkëtoi pikët e plota në Klinë pasi mposhti Dukagjinin 0-2.

Gjilani ka marrë fitore ndaj Prishtinës me përmbysje 2-1, derisa pikën e parë e ka fituar Feronikeli ’74 pas barazimit me Malishevën 1-1.


Telegrafi Sport si gjithmonë sjell formacionin më të mirë të xhiros, ku kësaj radhe vije me sistemin 4-3-3.

Portieri:

Nëse Drita ka arritur të fitoj në Klinë merita më e madhe është e Faton Malokut. Portieri gjilanas bëri pritje jashtëzakonisht të mira duke e mbajtur portën e paprekur në fitoren 0-2.

Mbrojtësit:

Armend Thaqi është rikthyer me stil në një ndeshje që starton nga minuta e parë në futbollin kosovar. Mbrojtësi anësorë ishte fantastik ndaj Prishtinës me depërtimet e tij, por edhe me një asistim fantastik në fund për fitoren 2-1.

Në qendër të mbrojtjes vijnë dy mbrojtës golashënues në këtë xhiro, por që ishin fantastik edhe në defensivë.

Agon Xhaka realizoi golin e vetëm për Malishevën, derisa ishte fantastik në ndërhyrjet e tij në qendër të mbrojtjes. Ndërkohë vend në formacionin e javës zë edhe Besir Ramadani që ka kapur kulmin e formës këtë edicion me Gjilanin. Ramadani përveç që shënoi golin e fitores 2-1, ishte fantastik në defensivë duke ndalur shumë aksione të mysafirëve.

Krahu i majtë i mbrojtjes mbulohet nga Arbër Bytyqi i Llapit. Prizrenasi ishte fantastik për 69 minuta sa qëndroi në fushë me ndërhyrjet e tij, por ai shpesh herë dilte edhe në ofensivë duke bërë harkime të rrezikshme në zonë.

Mesfusha: 

Mesfushorë që kanë qenë vendimtar këtë javë për klubet e tyre janë në formacionin më të mirë. Kushtrim Shabani udhëhoqi Gjilanin për një rikthim ndaj Prishtinës duke shënuar golin e barazimit fillimisht, por ai shkëlqeu në mesfushë me topa të rikuperuar, duke ndërtuar aksione e duke bërë pasime shumë të mira.

Vend në formacionin e javës zë edhe Arbnor Ramadani që ishte më i miri te Llapi në fitoren 3-0 ndaj Suharekës. Ramadani shkëlqeu në mesfushë përballë mysafirëve, derisa për të kompletuar një ndeshje spektakolare shënoi golin e fundit në ndeshje.

Giovanni ka qenë padyshim ylli i javës së shtatë në Albi Mall Superligë. Braziliani ishte i papërmbajtshëm ndaj Ferizajt me dy gola spektakolar, por edhe gjatë gjithë takimit shkëlqeu me stilin e tij unik.

Sulmuesit:

Armend Gashi do të mbahet gjatë në mend në Drenas, pasi u desh që të kalojnë shtatë xhiro që Feronikeli ’74 të siguroj pikën e parë. Gashi u inkuadrua nga banka rezervë dhe doli vendimtar duke shënuar gol në frymën e fundit për Niklin.

Në qendër të sulmit është Sunday Adetunji që më në fund duket se është zhbllokuar te Ballkani. 26-vjeçari realizoi dy gola ndaj Ferizajt duke konfirmuar formën e mirë të tij.

Një ‘rezervist’ ka qenë vendimtar edhe në fitoren e Dritës 0-2 në udhëtim te Dukagjini. Kastriot Selmani u inkuadrua nga banka rezervë për ta ndryshuar krejtësisht rrjedhën e lojës pasi shënoi golin e parë për 0-1. Inkuadrimi i Selmanit në fushë i dha dinamikë lojës së Dritës që ka marrë tre pikë të mëdha në një udhëtim të vështirë.

Trajneri i javës: 

Ky epitet shkon për Ardian Nuhiun e Gjilanit. Skuadra e tij e pa vetën në disavantazh 0-1 nga Prishtina, por u rikthyen dhe në fund e fituan ndeshjen. Sigurisht që edhe zëvendësimet nga Nuhiu bënë që ritmi i ndeshjes të mos bie në asnjë moment nga vendasit të cilët arkëtuan tre pikë të mëdha. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Premier League
Milani dhe Interi dërgojnë ofertën zyrtare për të blerë San Siron

Milani dhe Interi dërgojnë ofertën zyrtare për të blerë San Siron

Serie A
Projektohet rikthimi i madh i Andrea Agnellit te Juventusi - madje me Jurgen Klopp si trajner

Projektohet rikthimi i madh i Andrea Agnellit te Juventusi - madje me Jurgen Klopp si trajner

Serie A
Lisian Thaqi, talenti nga Peja ftohet nga Bayern Munichu

Lisian Thaqi, talenti nga Peja ftohet nga Bayern Munichu

Ndërkombëtare
Kalo në kategori