LAJMI I FUNDIT:

Nga letra e Brrutit te ajo e FSHF-së dërguar FFK-së, prapaskenat se si mesfushori u largua nga Kosova

Nga letra e Brrutit te ajo e FSHF-së dërguar FFK-së, prapaskenat se si mesfushori u largua nga Kosova

Etnik Brruti është futbollisti i radhës që ka zgjedhur të largohet nga Kosova për të vazhduar të përfaqësojë Kombëtaren e Shqipërisë.

Pavarësisht se lojtari konfirmoi për Telegrafin ftesën dhe se ende nuk ka vendosur, shumë gjëra kanë ndodhur ditëve të fundit.

Brruti ndodhet në Shqipëri për tu pajisur me pasaportën shqiptare, derisa ai ka vendosur përfundimisht të përfaqësojë Kombëtaren Kuq e Zi.


Burime të Telegrafit tregojnë se 21-vjeçari ka dërguar një letër të gjatë në FFK, ku ka informuar institucionin e futbollit kosovar se ka vendosur të largohet në drejtim të Shqipërisë.

Etnik Brruti lë Kosovën për Shqipërinë – Tovërlani konfirmon vendimin dhe zbulon arsyen
Lexo po ashtu Etnik Brruti lë Kosovën për Shqipërinë – Tovërlani konfirmon vendimin dhe zbulon arsyen

“Unë kam vendosur të largohem në drejtim të Shqipërisë. Do ta marrë pasaportën shqiptare për të bërë transferim në ndonjë ligë tjetër ku pasaporta shqiptare më ndihmon më shumë. Dua të shoh të ardhmen time në nivel klubesh dhe të ardhmen e familjes time”, thuhet ndër të tjera në letrën që Brruti i ka dërguar FFK-së.

Por nuk ishte vetëm letra e Brrutit që ka shkuar në adresë të institucionit të futbollit kosovar, pasi një e tillë është dërguar edhe nga FSHF.

Federata Shqiptare e Futbollit tanimë ka bërë kërkesë në FFK që t’i jepet dokumentacioni i Brrutit në mënyrë që ta dërgojnë në FIFA për ndryshim të ekipit kombëtar.

Etnik Brruti konfirmon ftesën nga Shqipëria, por jo edhe vendimin për ta ndryshuar kombëtaren
Lexo po ashtu Etnik Brruti konfirmon ftesën nga Shqipëria, por jo edhe vendimin për ta ndryshuar kombëtaren

Mesfushori ofensivë i lindur në Kaçanik ka luajtur në të gjitha grupmoshat e Kombëtares së Kosovës, madje ka qenë edhe kapiten i U21.

Ai ishte një nga futbollistët potencial për Kombëtaren A, derisa përzgjedhësi Franco Foda e kishte në listën e dëshirave pasi e ka përcjellë në disa ndeshje nga afër.

Gjithsesi lojtari ka vendosur të përfaqësojë Kombëtaren e Shqipërisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Premier League
Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Liga e Kampionëve
Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Ligat tjera
Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Premier League
Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Serie A
Bledian Krasniqi dhe Vesel Demaku, do të jenë dy prurjet e reja të Franco Fodas te Kosova për ndeshjet e marsit

Bledian Krasniqi dhe Vesel Demaku, do të jenë dy prurjet e reja të Franco Fodas te Kosova për ndeshjet e marsit

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori