Rritja dhe rënia ekonomike, është një nga temat më të studiuara dhe më të disktutuara në mesin e ekonomistëve. Përafërsisht, çdo dhjetë vjet, për arsye të ndryshme, bota kalon nëpër një periudhë recesioni. Kriza e fundit që e përjetuam, ajo e vitit 2008, përveç që ishte një goditje për ekonominë globale, ishte edhe një goditje për modelin ekonomik me të cilin bota ishte zhvilluar deri atëherë.
Tani jemi duke e përjetuar një tjetër goditje për ekonominë botërore dhe një sfidë që na bën ta rimendojmë mënyrën se si funksionon ekonomia dhe shoqëria në përgjithësi. Situata aktuale, jo e mirë në aspektin ekonomik global dhe nga tronditja në tregun e punës, tregon se nevoja për veprim dhe përshtatje të bizneseve ndaj transformimeve shoqërorë është e domosdoshme.
Kjo krizë e quajtur me emra të ndryshëm si “Recesioni i Covid-19”, “Mbyllja e Madhe”, apo “Kriza e 2020-tës”, për dallim prej krizave tjera merr disa karakteristika unike. Në një krizë si kjo, sektori i prodhimit merr goditje të trefishtë:
– Pengesa në furnizim direkt që ndikon në uljen e prodhimit;
– Ndërprerja e zinxhirit të furnizimit që do të godasë të gjitha vendet përnjëherë dhe do t’i bëjë më të shtrenjta produktet bazike industriale;
– Rënia e kërkesës agregate si pasojë e recesionit, rrjedhimisht nënkupton ulje të investimeve.
Përveç vështirësive në funksionimin normal të bizneseve prodhuese e shërbyese, vendet si Kosova e Shqipëria preken edhe nga mungesa e turistëve dhe nga mungesa e bashkatdhetarëve, dërgesat e të cilëve në para direkte në dy vitet e fundit në Kosovë kanë qenë rreth 750 milionë euro në secilin vit, duke përbërë rreth 10 për qind të PBB-së së përgjithshme.
Nxitur kryesisht nga ky faktor, këtë vit, sipas raportit të BQK-së, ekonomia e Kosovës pritet të shënojë rënie të rritjes reale ekonomike prej dy deri në katër për qind. Ndërsa, në nivel global, sipas studimit të disa profesorëve të Universitetit të Floridës Jugore turizmi, mund të bie për rreth 50 për qind.
Për t’iu përgjigjur kësaj krize, intervenimi qeveritar duhet të jetë shumëdimensional. Do të paraqitet nevoja për aksion fiskal dhe monetar, njëkohësisht, pastaj duke e pasë parasysh natyrën e krizës, bizneset e vogla dhe të mesme do të përballen me vështirësi likuiditeti. Dhënia e granteve dhe kredive të subvencionuara tek këto biznese do të jetë po ashtu veprim emergjent dhe shumë i nevojshëm.
Për dallim nga krizat tjera – edhe pse është ndër më të rëndat që kemi përjetuar – lehtësia e punës nga distanca si rrjedhojë e progresit teknologjik, është një faktor lehtësues i kësaj krize. Megjithatë, e dimë se jo çdo punë mund të kryhet nga distanca dhe se shumica e punëve kërkojnë prezencë fizike. Po ashtu, jo të gjitha bizneset janë të gati për t’iu përshtatur punës në distancë. Kjo është një nga arsyet pse nga bizneset Kosovare kërkohet të përshpejtojnë procesin e digjitalizimit.
Cka është digjitalizimi i bizneseve?
Digjitalizimi i bizneseve i referohet përdorimit të teknologjisë digjitale në prodhim dhe në ofrimin e shërbimeve. Automatizimi i proceseve komplekse biznesore, i mundësuar nga teknologjia me qëllim të thjeshtimit të procedurave menaxheriale, përmirësimit të raportit me klientët apo uljen e kostove operacionale përmes aplikacioneve kompjuterike, është një definim më i gjerë i digjitalizimit.
Procesi i digjitalizimit ka filluar vite më parë, por pandemia tashmë është duke luajtur një rol përshpejtues në këtë proces. Industria 4.0 – ashtu si njihet ndryshe kjo periudhë digjitalizimi – përfshin sisteme të prodhimit në mënyrë të automatizuar, robotë të pavarur apo sisteme kompjuterike përmes të cilave është lehtësuar komunikimi dhe menaxhimi i punëve në distancë.
Pse transformimi digjital?
Digjitalizimi i biznesit nënkupton adaptimin e teknikave të reja digjitale e të automatizuara të prodhimit, shitjes dhe distribuimit, duke e rritur përdorimin e teknologjisë dhe informatikës në proceset e zakonshme operacionale të firmës. Sipas një hulumtimi nga shoqata gjermane për digjitalizim, Bitkom, vetëm dy për qind e bizneseve e refuzojnë digjitalizimin. Bizneset tashmë e kanë kuptuar se për të qenë konkurrentë në këtë periudhe, digjitalizimi është i domosdoshëm.
Është e pritshme që efekti i kësaj pandemie do të ndjehet në pothuajse të gjitha sferat e jetës. Përveç recesionit të pritur ekonomik, që është aspekti ndoshta më i madh negativ i pandemisë, kjo gjendje mund të prodhojë edhe efekte tjera pozitive sociale dhe ekonomike.
Të dhënat tregojnë për rritjen e trendit të përdorimit të teknologjisë në këtë periudhë. Vërehet së prej fillimit të pandemisë, aplikacioni Zoom ka pasur një rritje prej 131.1 për qind, Netflix rritje prej 28.1 për qind dhe Amazon një rritje prej 26.9 për qind. Pra, njerëzit janë më të prirur që në këtë situatë të kthehen tek përdorimi më i madh i teknologjisë. Rritja e përdorimit të teknologjisë në afat të gjatë mund të përkthehet në rritje të produktivitetit dhe lehtësim të mënyrës së jetesës.
Marketingu digjital si trend në rritje të shpejtë
Distanca fizike mes konsumatorëve dhe bizneseve e shton nevojën e marketingut online ,duke e përdorur internetin si mjet. Shërbimi profesional i marketingut digjital nënkupton ndërmarrjen e hapave konkret nga bizneset si: shitje online, optimizimi i sistemit të kërkimit (SEO) me qëllim të rangimit të ueb-faqes sa më lart në Google, kontent marketingu, marketingu në rrjete sociale, platformat e-commerce etj.
Sisteme digjitale të menaxhimit të brendshëm të firmës
Puna në distancë kërkon njëkohësisht edhe adaptimin e sistemeve të brendshme të menaxhimit me qëllim të lehtësimit të proceseve të përditshmërisë biznesore. Shembuj konkret të programeve të cilat firmat mund t’i përdorin me qëllim të përmirësimit të menaxhimit të firmës janë:
– CRM (Customer Relationship Management – Menaxhimi i Marrëdhënieve me Klientë) – është një program kompjuterik që i mundëson bizneseve që të monitorojë raportin aktual me klientët, të përcjellë historikun e marrëdhënieve me klientët në të kaluarën, si dhe të bëjë menaxhimin dhe seleksionimin e klientëve potencialë. Ky sistem është dëshmuar shumë efikas në analizimin e të dhënave të shitjes dhe organizimin e stafit në ofrim të shërbimeve në mënyrë më efikase. Modifikimi i këtij sistemi për qëllime marketingu, është duke i ndihmuar bizneset që të rrisin shitjet në këtë kohë pandemie.
– ERP (Enterprise Resource Planning – Planifikim i Resurseve të Ndërmarrjes) – është po ashtu një tjetër program kompjuterik i nevojshëm në kohë pandemie. Për dallim nga CRM, një sistem i ERP i ndihmon bizneset në menaxhimin e aktiviteteve të përditshme të bizneseve në kohë reale. Përmes këtij sistemi menaxhmenti, edhe stafi i firmës janë në gjendje të shohin në një vend të gjithë informacionin e nevojshëm të funksionimit të firmës, si: gjendjen e stokut, shitjet ditore, kapacitetin prodhues, rrjedhën e parasë, gjendjen e porosive, llogaritjet financiare etj.
Sistemet e përmendura më lart dhe shumë të tjera për të cilat do të nevojitej më shumë elaborim, janë duke u bërë trend dhe është evidente se bizneset që i adaptojnë të parat këto sisteme do të diferencohen dhe krijojnë avantazh ndaj konkurrentëve.
Sa i përket bizneseve që për synim e kanë tregun global, adaptimi i sistemeve të automatizimit nënkupton të flasësh në gjuhën e njëjtë me bizneset ndërkombëtare të cilat tashmë me ritme të shpejta janë duke u transformuar sipas kërkesës së kohës.
Prandaj, ndryshimi i mënyrës së perceptimit të situatës për shumë biznese mund ta kthejë situatën nga disavantazhi në avantazh. Sikur çdo krizë tjetër, edhe kjo është një mundësi e mirë për transformim të shpejtë shoqëror.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Diellza imagjinare”, Bledi Mane ironizon me Gjestin: Është një fantazist i fortë, dashuron vetëm veten dhe famën
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të
Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit
Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos