LAJMI I FUNDIT:

Nga Korenica te Asllani dhe Rrahmani – top pesë futbollistët kosovarë që shkëlqyen në fundjavë

Nga Korenica te Asllani dhe Rrahmani – top pesë futbollistët kosovarë që shkëlqyen në fundjavë

Kjo fundjavë si çdo herë tjetër ishte e suksesshme për disa prej futbollistëve kosovarë që luajnë në arenën evropiane. 

Që nga Meriton Korenica deri tek Fisnik Asllani dhe Amir Rrahmani, secili në një mënyrë apo tjetër, ishin vendimtar me paraqitjet e tyre për klubet respektive. 

Meriton Korenica u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes në fitoren e Clujit ndaj Otelul Galatit duke u vlerësuar me notën 9.0 nga Sofascore falë golit dhe asistimit që bëri në atë takim. 


Ndonëse nuk e gjeti rrugën e golit, sulmuesi Fisnik Asllani sërish bëri një paraqitje shumë të mirë për Elversbergun ndaj Schalke 04. 

Gol dhe asistim - Meriton Korenica shpallet lojtari i ndeshjes në fitoren e Clujit ndaj Otelul Galatit
Lexo po ashtu Gol dhe asistim - Meriton Korenica shpallet lojtari i ndeshjes në fitoren e Clujit ndaj Otelul Galatit

Ai u vlerësua me notën 7.9 nga Sofascore ku për 90 minuta pati disa tentime në drejtim të portës, tri pasime kyçe, shtatë duele të fituara dhe 24 pasime të kompletuara. 

Golin e parë këtë sezon e gjeti edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili e udhëhoqi Napolin drejt një fitoreje të vlefshme në udhëtim ndaj Genoas. 

Për golin e shënuar dhe paraqitjen e tij, Amir Rrahmani u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes nga Sofascore me notën 7.8. 

Një ndër më të mirët në fushë për Kolnin në fitoren minimale 1-0 ndaj Kaiserslautern ishte edhe Leart Paqarada. 

Amir Rrahmani vendimtar në fitoren e Napolit ndaj Genoas – shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes
Lexo po ashtu Amir Rrahmani vendimtar në fitoren e Napolit ndaj Genoas – shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes

30-vjeçari ishte në mesin e lojtarëve më të mirë në fushë duke u vlerësuar me notën 7.6 nga Sofascore, pasi pati pesë ndërhyrje, 34 pasime të kompletuara, gjashtë duele të fituara dhe një gjuajtje të bllokuar. 

Më i dalluari në fushë për Istanbulsporin në Turqi ishte mesfushori Florian Loshaj i cili pati një ndeshje të mirë në barazimin 1-1 ndaj Pendiksporit në udhëtim. 

Loshaj u vlerësua me notën 7.6 nga Sofascore teksa pati tri pasime kyçe, 16 pasime të kompletuara, dy goditje në kuadratin e portës dhe tri duele të fituara./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Ligat tjera
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
Kalo në kategori