Vladimir Putin nuk ka qenë i njohur kur Boris Yeltsin ia dha atij pozitën e presidentit të Rusisë më 31 dhjetor 1999, gjë që ia ka qenë momenti i tij për rritjen e shpejtë të pushtetit.
Ngritja meteorike e Putinit nga “errësira” në presidencën ruse i është atribuuar garancisë që ky do t’i jepte familjes së Yeltsinit, që nuk do të ndiqen penalisht.
Para marrjes së kësaj pozite, në Shën Petersburg deri sa ishte njëri nga nënkryetarët e këtij qyteti, Putin kishte krijuar një skemë të mashtrimit prej disa miliona dollarëve.
Nga këtu, ai, pushtetin do ta vazhdoj me helmimin e kundërshtarëve, shtrirjen e korrupsionit, falsifikimet, pastrimin e parave dhe shumë afera të tjera.
Putin me ndihmën e medieve besnike ka zhdukur shumicën e raportimeve, edhe pse disa prej tyre i ka shfrytëzuar për të forcuar pozitën e tij.
Dikur i besuari i tij, Dimitry Medvedev, i cili ka mbajtur pozitën e presidentit të Rusisë për katër vjet, sot është zhdukur nga skena politike. Jo vetëm Medvedev, por të gjitha ata që e ndihmuan Putinin ta konsolidoj këtë pushtet, sot nuk ekzistojnë përkrah tij.
Teksa Putin ka hyrë në vitin e 21-të herë si president e herë si kryeministër i Rusisë, ai është karakterizuar me disa skandale që kanë lënë gjurmë në pushtetin e tij.
Afera e zhdukjes së miliona eurove në Shën Petersburg
Më vitin 1993, pra menjëherë pas rënies së komunizmit në bllokun e ish-Bashkimit Sovjetik, Shën Petersburgu ishte përballur me mungesën e ushqimit. Vladimir Putin gjatë kësaj periudhe ka qenë njëri nga nënkryetarët dhe udhëheqës i Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme për çështje Ekonomike.
Nënkryetarja e Kuvendit të qytetit, Marina Salye ka drejtuar një komision që ka hetuar skemën, për të cilën Putin dyshohej se materiale në vlerë të miliona dollarëve janë transferuar jashtë Rusisë, në këmbim të ushqimit që nuk ka arritur kurrë në Shën Petersburg.
Raporti i Salye bënte thirrje për shkarkim të Putinit dhe zëvendësit të tij, Alexandar Anikin.
Zgjedhjet e para për pushtetin e Putinit
Ndryshe nga fitoret e tij të mëvonshme, zgjedhjet e para të Putinit kanë qenë me rezultat të ngushtë.
Ai në këto zgjedhje kishte fituar 53 për qind të votave, mjaftueshëm për të anashkaluar një raund të ri zgjedhor, kundër liderit të Partisë Komuniste, Gennady Zyuganov, që kishte dalë i dyti me 29.5 për qind të votave.
Megjithatë, nga raportimet e medieve rusue, thuhet se ka pasur falsifikim të votave.
https://www.youtube.com/watch?v=K0DcoFfY6rw
Fundosja e nëndetëses bërthamore ‘Kursk’
Rreth tre muaj pas mandatit të parë të Putinit, përkatësisht më 12 gusht 2000, nëndetësja bërthamore “Kursk” ishte fundosur në Detin Barents.
Putin ishte kritikuar pse ka vazhduar pushimet në Sochi dhe se është kthyer në Moskë pesë ditë pas fundosjes së saj.
Avokati Boris Kuznetsov që ka përfaqësuar 55 prej 118 personave që kanë vdekur në këtë fatkeqësi, e ka përshkruar ngjarjen si “gënjeshtra e parë e Putinit”.
Vrasja e 130 pengjeve në Teatrin e Moskës
Më 23 tetor të vitit 2002, militantët nga Kaukazi Verior kanë hyrë në Teatrin e Moskës apo Dubrovska dhe kanë marrë si pengje, audiencën, aktorët dhe pjesën tjetër të personelit.
Më shumë se 130 pengje kanë vdekur, shumica prej tyre, si pasojë e efektit të gazit dhe problemeve tjera gjatë operacionit të shpëtimit.
Në dhjetor të vitit 2001, Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut, ka vendosur ka urdhëruar Qeverinë Ruse t’ua paguajë 64 viktimave një kompensim prej 1 milion euro.
‘Shpërthimi i Rusisë’ – sulmi i kryer nga FSB-ja
Sulmi i përgjakshëm me bombë më 1999, ka qenë fokusi i librit “Shpërthimi i Rusisë: Komploti i fshehtë për të rikthyer terrorin e KGB-së“, që është shkruar nga ish-zyrtari i Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB), Alexandar Litvinenko dhe historiani, Yury Felshtinsky.
I botuar në vitin 2002, ky libër, pjesë të të cilit më vonë janë publikuar në të përditshmen Novaya Gazeta, akuzojnë FSB-në për organizim të bombardimeve për të arsyetuar luftën në Çeçeni.
Ky libër është i ndaluar në Rusi, pasi konsiderohet “material ekstremist”.
Litvinenko ka vdekur në Britani të Madhe, më 23 nëntor 2006, pasi është helmuar me substancën radioaktive Polonium-210.
Sulmi në shkollën e Beslanit, vdekja e 334 personave
Më 1 shtator të vitit 2004, disa sulmues me armë zjarri kanë sulmuar një shkollë në Beslan, qytezë në rajonin kufitar me Çeçeninë, duke marrë pengje më shumë se 1,000 nxënës dhe prindër.
Rreth 48 orë më vonë, personeli i sigurisë ruse ka hyrë në shkollë pas dëgjimit të shpërthimeve. Të paktën 334 persona janë vrarë, shumica prej tyre fëmijë.
Sipas autoriteteve, militantët kanë nisur shpërthimin dhe se granatat e nisura nga trupat ruse nuk kanë mundur të shkaktojnë zjarr, por një hetim i pavarur ka kundërshtuar këto qëndrime.
Korrupsioni në Gazprom – projekti personal i Putinit
Raportimet e Boris Nemtsovit, që është vrarë më 2015 dhe Vladimir Milovit – të dy ish-zyrtarë qeveritarë, që ishin kthyer në kundërshtarë të Putinit – kanë tentuar të shpërfaqin korrupsionin në kompaninë e kontrolluar nga shteti, Gazprom.
Në disa raporte të dokumentuara më 2008, Gazpromi është përshkruar si “projekt personal i Putinit”.
Në një tjetër raport të vitit 2014, që është fokusuar në shkallën e përdorimit të gazit nga banorët, është parë se shifrat janë rritur për 20 herë më shumë prej kur Putin ka marr pushtetin.
Pallati ‘sekret’ Gelendzhik
Në vitin 2010, biznesmeni nga Shën Petersburgu, Sergei Kolesnikov kishte dërguar një letër te ish-presidenti rus Dimitry Medvedev duke treguar në detaje për një pallat në Detin e Zi, që dyshohej se po shfrytëzohej nga Putini.
Kolesnikov ka pretenduar se ky projekt është financuar nga para të keqpërdorura, kur Putin ishte njëri nga nënkryetarët e Shën Petersburgut.
Fotografitë e asaj shtëpie më vonë janë publikuar në versionin rus të Wikileaksit. Ky ka qenë raporti i parë, por jo edhe i fundit, i një shtëpie luksoze që është thënë ta ketë shfrytëzuar Putini.
Dekada e parë e Putinit – rritja e pabarazisë sociale
Përgjysmimi i popullsisë dhe rritja e pabarazisë sociale janë disa nga rezultatet e para të pushtetit të Vladimir Putinin në dekadën e parë.
Një raport i Nemtsovit dhe Milovit në vitin 2011, ka dokumentuar dyshimet për korrupsion gjatë dhjetëvjeçarit të parë të Putinit.
Jeta e “skllavit më të pasur të botës”
Putini një herë kishte bërë shaka duke thënë se punon si “skllav” për popullin rus.
Në një raport nga Nemtsov dhe Milov, është thënë se ai mund të jetë “skllavi më i pasur në botë”.
Orët e dorës me ar të bardhë, disa jahte dhe të paktën një aeroplan, janë vetëm disa prej përfitimeve të të qenit president.
Lojërat Dimërore në Sochi – 30 miliardë dollarë të vjedhura
Në një tjetër raport, është pretenduar se miliarda dollarët e ndarë për Lojërat Olimpike Dimërore të Sochit, janë vjedhur.
Sipas të dhënave, 30 miliardë dollarë janë vjedhur për këto lojëra.
Vdekja e 298 pasagjerëve në fluturimin MH17
Organizata hulumtuese Bellingcat ka nisur të mbledhë të dhëna dhe të analizojë situatën pak pas rrëzimit të aeroplanit të kompanisë Malaysia Airlines në lindje të Ukrainës në korrik të vitit 2014, duke lënë të vdekur të gjithë 298 personat në aeroplan.
Sipas Bellingcat ka treguar se si një sistem rus u është ofruar separatistëve në lindje të Ukrainës, dhe aeroplani është rrëzuar përmes një rakete.
Shumica e të dhënave të kësaj organizate për fluturimin MH17, janë konfirmuar nga një ekip i drejtuar nga holandezët, i cili ka gjetur se raketa që ka rrëzuar aeroplanin është nisur nga sistemi rus “Buk”, i cili është dërguar dhe më pas kthyer mbrapsht në Rusi për një kohë të shkurtër.
Sistemi rus i pastrimit të parave
Një raport i Projektit për Raportim të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka treguar se si kriminelët e organizuar dhe politikanët e korruptuar në Rusi kanë shpërlarë para në vlerë të 20 miliardë eurove, duke përdorur kompani jashtë vendit, llogari të rreme dhe banka të ndryshme.
Në lidhje me këto të gjetura, kjo organizatë në vitin 2014, e ka shpallur Putinin si “Njeriu i Vitit për Krim të Organizuar dhe Korrupsion”.
Aneksimi i Krimesë nga Ukraina
Disa muaj pasi Nemtsvoi të jetë qëlluar për vdekje, Ilya Yashin ka prezantuar dokumentin 65-faqësh, i quajtur “Lufta e Putinit”, i cili tregon detajet e marrjes së Krimesë nga forcat ruse në shkurt të vitit 2014.
Rusia ka mohuar përfshirjen në luftë, e cila ka lënë të vdekur disa persona, pavarësisht të dhënave se separatistët janë furnizuar vazhdimisht me armë dhe në mënyra tjera.
Hetimet për helmimin e Litvinenkos
Ish-zyrtari i FSB-së dhe kritiku i Kremlinit, Alexandar Litvinenko ka vdekur në Londër më 2006, si pasojë e helmimit me substanca radioaktive. Hetuesit britanikë kanë thënë se ai është helmuar në një hotel nga ish-zyrtari i FSB-së dhe anëtari aktual i parlamentit rus Dmitry Kovtun, që dikur ka qenë edhe zyrtar i KGB-së.
I nisur më 2016 nga gjyqtari i pensionuar britanik, Sir Robert Oëen, hetimi për Litvinenkon ka gjetur se Putini dhe shefi i tij për spiunim në atë kohë, Nikolai Patrushev, që “ka mundësi të kenë miratuar” helmimin e Litvinenkos.
Para se të vdiste, Litvinenko ka shkruar një letër, duke akuzuar Putinin se ka dhënë urdhër për vrasjen e tij. Po ashtu, ai akuzuar Putinin edhe se ka dhënë urdhër për të vrarë gazetaren hulumtuese Anna Politkovskaya, e cila është qëlluar për vdekje, më pak se dy muaj para vdekjes së tij.
Skandali i dopingut – përfshirja e mbi 1 mijë sportistëve rusë
Një raport me dy pjesë nga avokati kanadez Richard McLaren për Agjencinë Botërore Kundër-Dopingut, ka gjetur që më shumë se 1,000 garues rusë, në më shumë se 30 sporte kanë qenë në përfshirë në një “komplot institucional”, për të fshehur rezultatet pozitive të ilaçeve në periudhë pesëvjeçare.
Ish-ministri rus i Sporteve, Vitaly Mutko ka qenë i përmendur, mirëpo nuk ka pasur “të dhëna të drejtpërdrejta” se ai ka pasur njohuri për programin e dopingut.
Pjesa më e madhe e materialit për këtë hetim është ofruar nga Grigory Rodchenkov, ish-udhëheqës i laboratorit rus kundër dopingut. Ai ka thënë për një dokumentar gjerman se Putin ka pasur njohuri për këtë program.
Rodchenkov, që më vonë është konsideruar si “budalla” nga Putini, tani jeton në Shtetet e Bashkuara nën mbrojtje.
Dy zyrtarë tjerë rusë të zyrës anti-doping, Nikita Kamayev dhe Vyacheslav Sinyev, kanë vdekur në mënyrë misterioze më 2017.
Letrat e Panamasë – pastrimi i parave të Putinit me miqtë e tij
Bazuar në dokumentet ligjore dhe ato financiare të njohura si Letrat e Panamasë, miqtë dhe aleatët e Putinit, kanë përdorur një varg strukturash jashtë shtetit për të transferuar para në gjithë botën.
Shoku i Putinit për një kohë të gjatë, Sergei Roldugin, ka qenë i lidhur disa transaksione në vlerë prej 2 miliardë dollarë.
Putin ka mbrojtur shokun e tij, duke thënë se, “ai ka shpenzuar të gjitha paratë e fituara në botë dhe i ka sjellë në Rusi”.
Oligarkët e Putinit – fitimi i parave në mënyrë të dyshimtë
Një raport i Projektit për Raportim të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe të përditshmes ruse Novaya Gazeta, ka thënë se rrethi i ngushtë i shokëve dhe familjarëve të Putinit ka pasuri në vlerë të 24 miliardë dollarëve.
Aty janë veçuar tre aleatë të ngushtë të presidentit rus – Mikhail Shelomov, Sergei Roldugin dhe Pyotr Kolbin – që konsiderohet se kanë fituar pasuri në mënyrë të dyshimtë.
Ikja e intelektualëve rusë
Secilën herë e më shumë rusët janë duke u larguar nga Rusia e Putinit. Të paktën ky ka qenë përfundimi në një raport të këtij vitit të përpiluar nga Këshilli Atlantik me bazë në Washington.
Në raport, është gjetur se prej kur Putini është bërë president, nga Rusia janë larguar 1.6 deri në 2 milionë rusë.
Aty është thënë se këtij procesi i ka kontribuuar edhe zvogëlimi i shifrave të ekonomisë dhe rritja e presionit.
Shtypja e kundërshtarëve – rritja e numrit të burgosurve politikë
Në raportin “Të burgosurit politikë të Kremlinit: Axhenda Politike duke shtypur kundërshtarët”, ka dokumentuar atë që është cilësuar si rritje e vazhdueshme e presionit ndaj fjalës së lirë, pasi numri i të burgosurve politikë në Rusi është rritur nga 50 në më shumë se 250 në katër vjetët e fundit.
Sipas raportit, Kremlini i Putinit është i lidhur me ndalime të aktivistëve, kundërshtarëve të regjimit dhe minoriteteve, duke shtuar se një fushatë e tij është ndihmuar nga ndryshimet ligjore që janë të hartuara për të kriminalizuar veprimet e përditshmërisë, siç janë protestat apo shkrimet në rrjetet sociale.
Helmimi i kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny
Më 20 gusht, figura kryesore e opozitës ruse Alexei Navalny, ishte duke udhëtuar
Një hetim i përbashkët në mes të grupit hulumtues Bellingcat dhe disa mediave tjera, ka rezultuar me disa të dhëna që tregojnë se, figura kryesore e opozitës ruse Alexei Navalny ishte helmuar nga Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë.
Ai aktualisht është në Gjermani, duke u shëruar pas helmimit me agjent nervor Novichok në Siberi më 20 gusht 2020.
Navalny ka insistuar se presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar helmimin e tij ndaj tij.
Agjenti i përdorur për helmim të Navalnyt duket se është i ngjashëm me atë që është identifikuar nga autoritetet britanike si toksinë e përdorur për helmimin, gati fatal, të agjentit të dyfishtë rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia më 2018 në Britani të Madhe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMemoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump
Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës
Netanyahu reagon pas lëshimit të urdhër arrestit ndërkombëtar kundër tij
Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme