Në fundjavë, në Grimsthorpe Castle të Lincolnshire-it, u mbajt një ngjarje unike që bashkoi mijëra pronarë makinash të zakonshme nga vitet ’70 deri në vitet ’90.

Ky festival, tashmë në edicionin e tij të 11-të, “nderon” automjetet më të zakonshme familjare, të cilat dikur mbushnin rrugët, por sot janë më të rralla se Ferrari-t klasikë.


Nga e gjithë bota, entuziastët udhëtuan drejt Anglisë me makinat e tyre të thjeshta por të dashura.

Ngjarja është organizuar nga kompania e sigurimeve Hagerty dhe konsiderohet një pikëtakim nostalgjik për të gjithë dashamirësit e automobilizmit.

Juria dhe vizitorët zgjodhën tre makinat më të veçanta në mesin e qindra pjesëmarrësve.

Dhe festivali konfirmoi se edhe më e zakonshmja nga makinat mund të jetë e jashtëzakonshme – nëse i mbijeton harresës së kohës. /Telegrafi/