Nga derbi i Anamoravës te suksesi me Ballkanin – Armend Thaqi, mysafir në “Arena e Yjeve”

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, mysafir është futbollisti i njohur Armend Thaqi. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.
Në një bisedë të hapur dhe plot emocione, Thaqi tregon për përjetimet e tij në fushë dhe jashtë saj – nga shija e fitores dhe humbjes në “Derbin e Anamoravës”, deri te momentet vendimtare të karrierës së tij.
Ai rrëfen se si pandemia e Covid-19 ia pamundësoi debutimin në Evropë, duke zbuluar gjithashtu edhe prapaskenat e një vendimi të guximshëm – kur theu karantinën për të nënshkruar me Ballkanin.
Thaqi ndalet edhe te përvoja e punës me trajnerin Ilir Daja, duke treguar se analizat e tij zgjasnin gati dy orë, por se falë atij profesionalizmi ekipi pati sukses.
Përmes kujtimeve, sfidave dhe rrëfimeve personale, Armend Thaqi sjell një histori inspiruese për këmbënguljen dhe dashurinë ndaj futbollit, duke e përshkruar çdo ndeshje si një kapitull të veçantë në karrierën e tij.
Episodin e plotë me Armend Thaqin mund ta ndiqni të shtunën në ora 16:00 në RTV Dukagjini, si dhe në kanalin zyrtar në YouTube të Telegrafit. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com




















































