I ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” ishte futbollisti i njohur kosovar, Lindon Emërllahu. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle , Air Munich dhe Exfis.

Emërllahu ka rrëfyer në detaje rrugëtimin e tij në futboll, duke u ndalur te fillimet e hershme të karrierës dhe debutimi si 17-vjeçar te Ballkani.


Ai tregoi se ishte Ismet Munishi ai që e mori në ekipin e parë, ndërsa debutimin zyrtar ia dha Blendi Shkëmbi, një moment që sipas tij ishte vendimtar për vetëbesimin dhe vazhdimësinë në nivelin e lartë.

Një kapitull i rëndësishëm i bisedës ishte edhe periudha nën drejtimin e Ilir Dajës, ku Emërllahu u shndërrua në titullar të rregullt. Mesfushori tregoi për besimin e madh që mori, qasjen profesionale të Dajës dhe disiplinën taktike që e ndihmoi të rritej ndjeshëm si lojtar.

Emërllahu foli edhe për ndeshjet në Evropë me Ballkanin, duke zbuluar kundërshtarin më të vështirë që ka hasur në Ligën e Konferencës.

Ai përshkroi emocionin dhe intensitetin e garave evropiane, duke theksuar se këto ndeshje i kanë dhënë përvojë të çmuar dhe e kanë përgatitur për hapa më të mëdhenj në karrierë.

Një tjetër temë interesante ishte transferimi i dështuar për shkak të dëmtimit. Emërllahu konfirmoi interesimin konkret nga Ludogorets, duke zbuluar se kishte pasur edhe kontakte direkte me trajnerin e klubit bullgar, por një dëmtim në momentin më të papërshtatshëm ia pamundësoi realizimin e këtij transferimi.

Në fund, Emërllahu foli për transferimin e tij në Ukrainë, duke theksuar se ishte bindur nga oferta dhe projekti ambicioz i klubit, të cilin e pa si një hap tutje dhe shumë të rëndësishëm në zhvillimin e karrierës së tij profesionale.

Episodin e plotë me futbollistin Lindon Emërllahu mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/

telegrafi sport app