Në episodin e parë të sezonit të dytë të “Përballje Podcast” në Telegrafi.com është është diskutuar për Rregulloren e Komisionit të Pavarur për Media që është miratuar të hënën.
Kjo Rregullore synon implementimin e Kapitullit VIII “Mediat gjatë fushatës së zgjedhjeve”, të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, që përcakton obligimet e medieve ndaj subjekteve politike gjatë fushatës zgjedhore.
Përmes dispozitave të kësaj Rregulloreje, mes tjerash përcaktohet edhe qasja e drejtë dhe e paanshme nga mediet gjatë fushatës së zgjedhjeve
Kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti në “Përballje Podcast” në Telegrafi me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu ka treguar risitë që përmban kjo Rregullore.

Mehmeti u shpreh se kjo është Rregullore e re, e cila ka filluar të hartohet të diskutohet prej muajit shtator dhe përfundimisht të hënën është miratuar në Komisionin e Pavarur për Media.
“Kjo rregullore synon që të vë njëfarë barazie në qasjen e partive politike në transmetuesit televizivë dhe në radio, një lloj trajtimi të barabartë të subjekteve politike, pavarësisht peshës politike që kanë sepse kështu e kërkon edhe ligji dhe duke marrë parasysh edhe një obligim shtesë që na jep ligji neve si KPM që na ka lënë në kompetencën tonë e që është kufizimi i hapësirës reklamuese që mund t’i shitet secilit subjekt politik”, ka thënë Mehmeti.
Kryetari i KPM-së, tutje ka shtuar se është dashur që të diskutojmë, të dialogojnë me industrinë, me ata të cilët preken prej kësaj, në kuptimin që të gjejnë një formulë sa më të përshtatshme për të gjithë palët, duke respektuar në të njëjtën kohë edhe obligimet ligjore.
“Risi të cilat i sjell kjo rregullore është që nga 24 orëshi i programit që kanë televizionet dhe radiot, gjatë periudhës së fushatës zgjedhore, pra gjatë 30 ditëve në këtë 24 orësh duhet ta ndajë në dy pjesë, në 12 orë, të cilat i kanë në dispozicion për të mbuluar aktivitetet e fushatës dhe nga ato 12 orë, që fillojnë nga ora 12:00 e mesditës deri në orën 24:00, aty mund mediat të pasqyrojnë aktivitetet që ndërlidhen me fushatën”, ka deklaruar Mehmeti.
Çështje tjera që parashihen përmes kësaj Rregulloreje janë edhe parandalimi i konfliktit të interesit, monitorimi i ditarëve nga KPM, monitorimi i zbatimit të Rregullores, trajtimi i ankesave nga ana e KPM-së, si dhe publikimi i raportit përfundimtar nga KPM.
Për miratimin e kësaj rregulloreje dhe ndikimin që mund të ketë në media ka folur edhe Ardita Zejnullahu, drejtore ekzekutive e Asociacionit të Mediave të Pavarura Elektronike të Kosovës.
Zejnullahu në “Përballje Podcast” u shpreh se janë disa ndryshime të reja që kanë ndodhë me miratimin e kësaj rregulloreje, ku bëhet fjalë për shitjen e sasisë së kohës që mediat e bëjnë për partitë politike.

“Nga ajo çka prezantoi Jetoni, domethënë me ndryshimet e reja që kanë ndodhë në ligj ka qenë çështja më diskutabile edhe që për herë të parë është vënë në funksion këtu në Kosovë, blerja, respektivisht shitja e sasisë së kohës në të cilën mediat ia shesin partive politike apo të cilën partitë politike e blejnë prej mediave. Të gjitha mediat kanë qenë njëzëri të mos caktohet orari prej kur duhet të shitet ajo kohë, e nga ajo çka tha Jetoni, duket se orari paska mbetur”, theksoi ajo.
Zejnullahu shprehu edhe disa shqetësime rreth orarit të planifikuar.
“Realisht mu po më brengos që ky lloj i orarit të kufizuar prej orës dymbëdhjetë në njëzet e katër, që në njëfarë forme paska mbet. Për faktin se ligji nuk e kërkonte në atë formë, më tepër ka qenë insistimi i KPM-së”, u shpreh Zejnullahu.

Ndryshe, me miratimin e rregullores parashihet që mediet të cilat vendosin të organizojnë programin e tyre gjatë fushatës zgjedhore, duhet të deklarohen tek KPM nëse do të mbulojnë fushatën jo më larg se shtatë ditë kalendarike para fillimit të fushatës zgjedhore.
“Përballje Podcast” është realizuar me mbështetjen e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në Kosovë. Opinionet e shfaqura në këtë podcast nuk pasqyrojnë domosdoshmërish pikëpamjet dhe qëndrimet e NDI dhe USAID. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Banka Popullore e Maqedonisë: Qytetarët u detyrohen bankave vendase 4,32 miliardë euro

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët