LAJMI I FUNDIT:

Nga coronavirusi, ndërhyrja e shteteve tjera në zgjedhje e deri te siguria kombëtare – temat për të cilat debatuan Trump-Biden

Nga coronavirusi, ndërhyrja e shteteve tjera në zgjedhje e deri te siguria kombëtare – temat për të cilat debatuan Trump-Biden

Gjatë debatit të tretë presidencial dhe njëherit të fundit mes Donald Trumpit dhe Joe Bidenit në prag të zgjedhjeve të 3 nëntorit, kanë ndodhur shumë përplasje.

Në debatin që është mbajtur në Universitetin Belmont në Nashville, një nga çështjet që është trajtuar janë ndryshimet klimatike si dhe ruajtja e vendeve të punës në kohë pandemie, transmeton Telegrafi.


Trump ka shfrytëzuar rastin të flet për marrëveshjen e Parisit duke shpjeguar arsyet se pse ka dalë nga kjo marrëveshje, derisa Biden foli për planet e tij përfshirë energjinë e ripërtritshme siç është ajo me erë – ku Trump menjëherë i reagoi duke i thënë se di më shumë për erën dhe se ajo sipas tij vret gjithë zogjtë.

“Di më shumë se ti për erën, vret gjithë zogjtë. Është shumë e shtrenjtë. Ka shumë probleme, në Gjermani dhe Kinë ka shumë mullinj me erë dhe përdorimi i tyre është më i dëmshëm sesa gazi. Panelet solare janë të mira, por jo të mjaftueshme”, ka thënë Trump, ku Biden i replikoi se duhet të konsultohet me shkencëtarë për ta konfirmuar këtë.

Një çështje tjetër që është trajtuar gjatë debatit është se pse afro-amerikanët frikësohen për jetën e fëmijëve të tyre, duke bërë që Trump të akuzojë Bidenin se i ka shkaktuar dëme të mëdha komunitetit të personave me ngjyrë në SHBA, duke mos hezituar ta lavdërojë veten dhe ta krahasoj me Abraham Lincolnin.

“Askush sikur Donald Trump, përveç Abraham Lincolnit, nuk i ka ndihmuar më shumë personat me ngjyrë. Askush nuk e ka bërë atë çfarë kam bërë unë”, ka thënë presidenti aktual i SHBA-ve, duke potencuar reformat dhe financimin e Universiteteve për personat me ngjyrë.

E ajo çfarë i përplasi më së shumti gjatë debatit kandidatët, ishte çështja e reagimit ndaj pandemisë së coronavirusit, ku Trump nuk hezitoi të thotë se ka reaguar siç është më së miri pavarësisht se pandemia e COVID-19 deri më tani ua ka marrë jetën 220 mijë amerikanëve.

Biden ishte i bindur se personi përgjegjës për numrin e madh të vdekurve nga coronavirusi nuk guxon të jetë president i Shteteve të Bashkuara. Në anën tjetër Trump është lavdëruar se në kohën e pandemisë vendi i tij është “rritur” sa i përket çështjes së të bërit biznes.

Ai madje theksoi se vaksina kundër coronavirusit është e gatshme dhe se gjatë javëve të ardhshme do të shpërndahet tek qytetarët. E pas serisë së parë të pyetjeve rreth coronavirusit, Trump sërish akuzoi Bidenin dhe djalin e tij Hunter që bënë biznes me Kinën dhe Ukrainën.

Biden i është kundërpërgjigjur për sulmet që përfshinin të birin e tij, duke thënë se ai kurrë nuk ka marrë para nga cilado qeveri e huaj dhe se biri i tij nuk i ka paguar Kinës e lërë më që mund të ketë vepruar diçka keq me Ukrainën.

Në anën tjetër sulmoi verbalisht Trump i cili sipas tij ka paguar 50 herë më shumë taksa në Kinë, dhe se ka një llogari të fshehtë bankare në Kinë – duke ia rikujtuar Trumpit se kurrë nuk i ka publikuar të dhënat që dëshmojnë se mund t’i ketë paguar taksat.

Duke folur për përfshirjen e vendeve tjera në zgjedhjet amerikane, Biden tha se të gjitha ato vende që e bëjnë një gjë të tillë do ta paguajnë. Në mënyrë indirekte ka përmendur presidentin e Rusisë, Kinës dhe Koresë së Veriut, derisa Trumpi tha se falë raporteve të mira që i ka me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, sot nuk ka luftë.

“Do të takohesha me Kim Jong-Un vetëm nëse do të pajtoheshim që Koreja e Veriut të jetë zonë e denuklearizuar”, ka shtuar Biden.

Gjithashtu është trajtuar edhe çështja e Sigurisë Kombëtare, ku Biden ka paralajmëruar Rusinë dhe Kinën se do të “paguajnë çmimin” për përzierje në procesin parazgjedhor në SHBA, duke akuzuar ish-kryetarin e Nju Jorkut dhe njëherit bashkëpunëtorin e Trumpit, Rudi Guliani. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori