LAJMI I FUNDIT:

Nga Bentley Continental GT e deri të Ferrari 458, policia turke me flotë të veturave luksoze të sekuestruara

Nga Bentley Continental GT e deri të Ferrari 458, policia turke me flotë të veturave luksoze të sekuestruara

Policia e Dubait njihet për flotën mbresëlënëse të veturave me performanca të larta, por edhe Turqia ka me çfarë të lavdërohet.

Ministri turk i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya, ka shfaqur fotografitë e mbi 20 veturave sportive, super-vetura dhe SUV të cilat janë sekuestruar dhe shndërruar në vetura të policisë, transmeton Telegrafi.

Policia turke sekuestroi në total 23 vetura në mesin e të cilave Bentley Continental GT, Porsche Taycan, Ferrari 458, Volkswagen Golf R, Range Rover Sport dhe Mercedes-Benz GLS.


Vlera e përgjithshme e këtyre veturave kap shumën e rreth 3.5 milionë dollarë.

Daily Telegraph shkruan se veturat janë marrë nga kontrabanduesi i drogës Hakan Ayik, që ishte lider i bandës së motoçiklistëve Comanchero me seli në Australi.

Pasuria e tij është vlerësuar në miliarda dollarë. Megjithatë ai dhe 36 bashkëpunëtorët e tij janë arrestuar në Stamboll muajin e kaluar.

Ministri Yerlikaya ka thënë se të gjitha veturat i janë dorëzuar policisë, dhe do të përdoren si vetura të njësive të trafik të policisë turke. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Është vënë në shitje një Chevrolet Blazer i vitit 1989 – një nga “veturat e vjetra, ‘më të ruajtura të mundshme’”

Është vënë në shitje një Chevrolet Blazer i vitit 1989 – një nga “veturat e vjetra, ‘më të ruajtura të mundshme’”

Auto
Volvo ndalon prodhimin e V90

Volvo ndalon prodhimin e V90

Auto
Morën një Toyota që e blenë për 100 dollarë dhe bën një kopje të veturës tre milionë dollarëshe

Morën një Toyota që e blenë për 100 dollarë dhe bën një kopje të veturës tre milionë dollarëshe

Auto
Duhet të paguajë 27 mijë euro gjoba - por nuk ka fare veturë

Duhet të paguajë 27 mijë euro gjoba - por nuk ka fare veturë

Auto
Shitjet e Tesla-s bien në Gjermani - a ndikoi

Shitjet e Tesla-s bien në Gjermani - a ndikoi "aktivizmi politik" i Elon Musk?

Auto
Markat që njihen për klientë besnikë - vetëm një mund ta mposhtë Teslan dhe Porschen

Markat që njihen për klientë besnikë - vetëm një mund ta mposhtë Teslan dhe Porschen

Auto
Kalo në kategori