Duke filluar nga data 5 maj 2025, qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në shtetin e Izraelit për qëllime turistike.
Këtë e ka bërë të ditur Ambasadorja e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, Tamar Ziv, përmes një postimi në platformën X.
“Duke filluar nga data 5 maj 2025, vizitorët nga Kosova që mbajnë një pasaportë kombëtare të vlefshme të Kosovës dhe që planifikojnë të vizitojnë Shtetin e Izraelit për qëllime turistike, do të përfshihen në listën izraelite të vendeve të përjashtuara nga viza,” ka shkruar ambasadorja.
Megjithatë, udhëtarët duhet të pajisen me një ETA-IL (Autorizim Elektronik për Udhëtim) para se të nisen drejt Izraelit.
“Të gjithë shtetasit e Kosovës që planifikojnë të vizitojnë Izraelin duhet të aplikojnë për ETA-IL të paktën 72 orë para mbërritjes,” sqaron Ambasada.
ETA-IL është një miratim elektronik që lejon hyrjen dhe qëndrimin në Izrael deri në 90 ditë për çdo vizitë.
“Të gjithë udhëtarët drejt Izraelit duhet të kenë një vizë të vlefshme ose një miratim ETA-IL përpara se të nisin udhëtimin e tyre. Marrja e një ETA-IL është një proces i thjeshtë dhe i shpejtë, nëse i plotëson kushtet,” thuhet më tej në njoftim.
Për më shumë informacione rreth procesit të aplikimit për ETA-IL, qytetarët mund të vizitojnë faqen zyrtare të autoriteteve izraelite për hyrje: https://israel-entry.piba.gov.il/learn-about/
Në fund, Ambasada e Izraelit në Kosovë u drejtohet qytetarëve me një ftesë miqësore: “Mirë se vini në Izrael dhe ju urojmë një vizitë të mrekullueshme!”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Mjaft u fshehët pas fëmijëve”, Musliu pyet Petkoviqin: Çfarë bënin kriminelët e Banjskës në objektin e “Kryqit të Kuq”?

Kurti: Do t'i kemi 61 vota për qeveri, por më parë konstituimi i Kuvendit

Trupat e aviacionit amerikan “fluturojnë” me ‘Blackhawk’ mbi kampin Bondsteel, zviceranët me AS-532 Cougar dhe hungarezët me H-145M

Ish-ambasadori kroat, Kramariq: Kosova s’mund të jetë pa institucione, "bota serbe" kërcënim real

Islami: Petkoviq fshihet prapa fëmijëve dhe Kryqit të Kuq për të mbrojtur strukturat kriminale në veri

Rasti i foshnjës që u gjet pa shenja jete në një deponi në Prishtinë, Prokuroria: Po presim rezultatet e obduksionit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

“Sa me sa është Interi" - Amir Rrahmani bëhet hit me gjestin në momentet e fundit të ndeshjes Parma-Napoli

Shkencëtarët të habitur nga pamjet e papara të Tokës, duke ‘shpërthyer’ në të dyja anët e dy pllakave tektonike gjatë një tërmeti në Mianmar

"Marrëveshje kartel", në Prishtinë dhe Gjakovë çmimi i bukës u shtrenjtua në koordinim mes furrave - fillon hetimi

Cilat janë sfidat e mëdha që e presin presidentin e ri të Rumanisë

Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

Heidelux – Hoteli shqiptar në Gjermani i ndërtuar nga familja Hoxha, dizajnuar nga Albed