LAJMI I FUNDIT:

Nga 100 lekë, barnatoret në Shqipëri maskat i shesin 1,000 lekë

Nga 100 lekë, barnatoret në Shqipëri maskat i shesin 1,000 lekë

Nëpër barnatoret e Shqipërisë, shitësit po përfitojnë nga frika e shqiptarëve për koronavirusin. Çmimet janë dhjetëfishuar.

Gazetarja e Top Channel, tregon kuponin tatimor, ku vlera e maskës shkoi 1 000 lekë të reja.


Si dhe, sipas saj punonjësit shesin me dy standarde, me çmime të ndryshme.

Në të njëjtën barnatore, çmimi i një maske është i ndryshëm.

Për shkak se ka mungesë tregu dhe janë të shumta barnatore që janë boshatisur nga maskat dhe dezinfektuesit, ato pak barnatore të cilat kanë sasi maskash abuzojnë çmendurisht me çmimet.

Maskën që gazetarja e Top Channel e bleu 1000 lekë, dikujt tjetër iu shit në çmim më të ulët parash.

Edhe pse vlera reale e një maske, para përhapjes së panikut të koronavirusit nuk ishte i konsiderueshëm, por kushtonte në qindarka, nga 50 lekë deri në 100 lekë. /TCH/