LAJMI I FUNDIT:

Nezir Mehmetajt i zgjatet paraburgimi në Serbi, reagon MPJ: Beogradi zyrtar t’i ndalë fabrikimet e akuzave

Nezir Mehmetajt i zgjatet paraburgimi në Serbi, reagon MPJ: Beogradi zyrtar t’i ndalë fabrikimet e akuzave

Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare, në veçanti Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, të bindin Beogradin zyrtar për të ndalë fabrikimin e akuzave, maltretimet dhe arrestimet e pabazuara, me të cilat në vazhdimësi përballën shtetasit e Republikës së Kosovës, gjatë udhëtimit nëpër territorin e Republikës së Serbisë. 

Shkas për këtë deklaratë, është vazhdimi i paraburgimit nga autoritetet serbe për shtetasin kosovar,  Nezir Mehmetaj, i cili u arrestua nga policia serbe më 4 janar, në pikën kufitare në Merdare, derisa po kthehej nga Zvicra në Kosovë, me pretekstin se dyshohet për krime lufte.


Në njoftimin për media thuhet se Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Beograd është përpjekur për të siguruar lirimin e Mehmetajt, familja e të cilit ka angazhuar një avokat lokal, mirëpo në vend të lirimit, Prokuroria serbe ia ka zgjatur paraburgimin.

Gjykata në Beograd i cakton 30 ditë paraburgim Nezir Mehmetajt
Lexo po ashtu Gjykata në Beograd i cakton 30 ditë paraburgim Nezir Mehmetajt

“Drejtësia serbe e ka të pamundur të tregohet e paanshme ndaj shtetasve të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e MPJD-së.  

Siç bëhet e ditur Mehmetaj vizitohet në baza javore nga Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Beograd.

“Po ashtu, pas njoftimit nga Zyra Ndërlidhëse, Zyra e Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së ka bërë të ditur se është duke ndjekur nga afër rastin në fjalë.  Kjo praktikë e autoriteteve serbe është në kundërshtim edhe me Marrëveshjen e Brukselit. Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës do të mbetet e angazhuar në mënyrë aktive për të siguruar lirimin e Mehmetajt dhe kthimin e tij në familje. Serbia duhet, të ndalojë me përndjekjet dhe arrestimet politike të shtetasve të Kosovës, të respektojë të drejtat elementare të njeriut, njëra prej të cilave është edhe e drejta e lëvizjes së lirë”, thuhet më tej në njoftimin e MPJD-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori