LAJMI I FUNDIT:

Neymar zbulon pesë lojtarët që kanë më shumë aftësi teknike se ai

Neymar zbulon pesë lojtarët që kanë më shumë aftësi teknike se ai

Superylli i Paris Saint-Germain, Neymar ka folur për pesë lojtarët që kanë më shumë aftësi teknike se ai.

Anësori 30-vjeçar, i cili konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në botë, nuk ka turpëruar të tregojë dhuntinë dhe aftësinë e tij të jashtëzakonshme në fushë për klubin dhe vendin.

Neymar bëri emrin e tij në skuadrën braziliane Santos dhe u bë një nga yjet me rritje më të shpejtë në futbollin botëror, me klubet më të mëdha evropiane të etur për ta blerë atë në atë kohë.


Barcelona ishte destinacioni i radhës i anësorit brazilian dhe ish-asi i Santos lulëzoi në “Camp Nou” së bashku me Lionel Messin dhe Luis Suarez.

Aftësia e jashtëzakonshme e Neymar ra në sy të klubit aktual PSG, i cili theu rekordin e transferimit për ta nënshkruar atë në një marrëveshje prej 222 milionë euro në vitin 2017.

Ish-ylli i Barcelonës ka vazhduar të luajë në nivelin më të lartë për klubin dhe vendin, me Neymar që ka krijuar një partneritet efektiv me Messin dhe Kylian Mbappe te PSG.

Duke folur për Oh My Goal, braziliani tregoi besimin që ka në aftësitë e tij duke pohuar se ai është një nga lojtarët më teknikë në futbollin botëror sot.

Reprezentuesi brazilian e lavdëroi legjendën e Barcelonës Messi dhe e quajti atë si një nga të zgjedhurit e tij, duke thënë se të gjithë “dëshirojnë të luajnë me të”.

Në pesë zgjedhjet më të mira të Neymait iu bashkuan Messi, Eden Hazard, Kevin De Bruyne, Marco Verratti dhe Thiago Alcantara.

Kur u pyet për lojtarët që janë më teknikë se ai, Neymar u përgjigj: “Më teknik se unë?! Epo, më shumë se unë janë”

“Nuk e di nëse mund t’i përgjigjem kësaj, me gjithë përulësinë në botë e konsideroj veten një nga lojtarët më teknikë në futboll sot”.

“Por, unë do të thoja Messi. Një lojtar me të cilin duan të luajnë të gjithë, është e qartë se është Messi sepse ai është numri një, më i madhi nga të gjithë. Çdo klub, çdo lojtar e do atë”.

“Unë do të thosha Messi, Hazard, De Bruyne dhe Verratti. Më mungon një, apo jo? Më teknik se unë… Thiago”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Kalo në kategori