Ylli brazilian, Neymar Junior thuhet se ka njoftuar bashkëlojtarët e tij te Al Hilal për skuadrën e tij të re nga vera e vitit 2025.

Largimi i 32-vjeçari nga Arabia Saudite duket i pashmangshëm dhe tashmë po flitet edhe destinacioni i tij i ri.


Sipas mediumit Sky Sports Switzerland, Neymar ka informuar bashkëlojtarët e tij në Al Hilal se planifikon t'i bashkohet Inter Miamit verën e ardhshme.

Sulmuesi brazilian iu bashkua Al Hilalit nga PSG në vitin 2023, por që atëherë ka luajtur vetëm disa ndeshje për shkak të lëndimit të rëndë.

msn 1

Sipas raportimeve, Neymar planifikon të ribashkohet me ish-bashkëlojtarët e Barcelonës, Lionel Messi, Luis Suarez, Jordi Alba dhe Sergio Busquets.

Më parë u raportua gjithashtu se zgjatja e kontratës së Neymar me Al Hilal nuk ka gjasa, kështu që largimi duket i pashmangshëm. /Telegrafi/

telegrafi sport app