Neymar u desh të largohej nga fusha për shkak të lëndimit gjatë fitores 3-0 të Al Hilal kundër Esteghlal në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Braziliani hyri si zëvendësues në minutën e 58-të, por u detyrua të largohej më pak se gjysmë ore më vonë.


Neymar foli për lëndimin duke thënë se është normale dhe se mjekët e kishin paralajmëruar se mund t'i ndodhte një lëndim i tillë.

"E ndjeva si një ngërç, por shumë i fortë. Do të bëj teste dhe shpresoj që të mos jetë asgjë më shumë".

3e0e5cfd e2f6 4d32 abbe 09a006991166 alta libre aspect ratio default 0

"Është normale që kjo të ndodhë pas një viti, mjekët më kishin paralajmëruar tashmë".

"Kjo është arsyeja pse unë duhet të jem i kujdesshëm dhe të kem më shumë minuta për të luajtur”, deklaroi ylli brazilian.

Al Hilal do të presë rezultatet e testeve mjekësore të Neymar për të përcaktuar shkallën e lëndimit të tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app